Mediat e huaja i bëjnë jehonë skandalit të grabitjes në Rinas

448
Sigal

Ngjarja e rëndë e ndodhur në aeropor- tin “Nënë Tereza, ku njerëz të armato- sur e të maskuar grabitën rreth 2 mil- ionë euro, ka bërë jehonë edhe në me- diat e huaja. Ngjarja ka marrë edhe vë- mendjen  e  prestigjiozes  “Reuter”,  të cilët  kanë  përshkruar  ndodhinë  e  ng- jarjes, ndërsa shkruajnë se një nga per- sonat e përfshirë në grabitje u vra nga policia  gjatë  një  shkëmbi  zjarri  me policinë.  Media  italiane  “IlFattoQuo- tidiano”,  shkruan  se  një  grup  i  arma- tosur  grabitësish  vodhën  10  milionë euro  në  aeroportin  “Nënë  Tereza”.

Referuar  lajmeve  të  mediave  shqiptare shkruan,  se  grabitësit  mbërritën  në aeroport me një makinë të rreme policie, e  më  pas  i  janë  afruar  avionit  me  160 pasagjerë,  i  cili  do  të  fluturonte  për  në Vjenë.     Një     tjetër     portal     italian, “avionnews”e  ka  cilësuar  grabitjen  –  spe- ktakolare, ndërsa shkruan se një grup per- sonash  hynë  në  parkingun  e  aeroportit duke iu afruar më pas avionit ku dhe ar- ritën të merrnin 10 milionë euro, para të cilat  vijon  portali,  duhej  të  dërgoheshin jashtë  vendit.  “Shqipëri,  vidhen  10  mil- ionë   euro   në   Tiranë,   vritet   një   nga kriminelët”, shkruan agjencia NOVA. Ndër- sa “Corriere.it” shkruan se bilanci i ngjarjes së djeshme të ndodhur  në  Ti- ranë,  është  një  i vdekur    dhe    10 milionë   euro   të zhdukur,   në   një vjedhje të rëndë, të ndodhur   në   një avion  plot  me pasagjerë”,   i cili pritej të fluturonte drejt Vjenës.