Media Italiane për drogën: “Pa pëlqimin e grupeve kriminale shqiptare asgjë nuk lëviz në kanalin e Otrantos”

492
Sigal

Droga nga Shqipëria rikthehet në vëmendjen e mediave ndërkombëtare. E përditshmja italiane “La Repubblica” i kushton një artikull të posaçëm këtij fenomeni me titullin “80 km të bregdetit të Salentos në duart e trafikantëve: drogë, armë dhe tritol nga Shqipëria”

Sipas saj, “shqiptarët zotërojnë rrugën ballkanike të trafikut të drogës, armëve dhe emigrantëve drejt vendit”.

“Në kanalin e “Otrantos” nuk lëviz asgjë pa pëlqimin e grupeve kriminale shqiptare. Ata janë të fokusuar në trafikun e drogës dhe armëve i cili është më i thjeshtë për u menaxhuar. Ndërsa trafiku i emigranteve iu është lënë në dorë jo rastësisht grupeve kriminale turke. Për të transportuar drogën, armët dhe eksplozivin shqiptaret përdorin gomone dhe avionë të vegjël”, thuhet me tej në shkrim.

“Bregdeti i Pulias është zgjedhur jo rastësisht nga trafikantët shqiptarë. Plazhet më rërë bëjnë që gomonet dhe avionët ta kenë më të lehtë qëndrimin. Në këtë rajon ka mjaft shtëpi të pabanuara për të fshehur mallin. Ndërsa pyjet e dendura janë vendet më të mira për të fshehur makinat të cilat ngarkohen për ta dërguar drogën drejt veriut të Italisë”, thuhet në shkrim.

Edhe agjencia gjermane “Deutsche Welle” shkruan për drogën në Shqipëri, ku e cilëson vendin tonë një parajse të kanabisit në Europë.

“Shqipëria është shndërruar në rajonin kryesor të rritjes së kanabisit dhe policia duket se është e pafuqishme përballë kësaj situate.

Më tej ajo ngre pyetjen: “Vendi ballkanik po e humbet luftën kundër tregtisë së paligjshme të drogës?”
“Deutsche Welle” sjell historinë e dy grave në Rrëshen, me emra të ndryshuar Mira dhe Rita, që ishin punësuar për 10 euro në ditë në një pikë ku përpunohej kanabisi. “Deutsche Welle” shkruan më tej se të ashtuquajturat ferma të kanabisit, i shpëtojnë inspektimit të policisë, ndërsa fitohet deri në 200 euro për një kilogram kanabis. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve duket se varfëria i shtyn njerëzit drejt kanabisit, kjo pasi sipas saj me gjithë premtimet, qeveria e kryeministrit Rama nuk ka arritur të reduktojë varfërinë në vend.