“Më ushtruan dhunë”/ Rrëfehet studenti që u burgos pas protestës: U trajtova si kriminel

594
Sigal

Studenti i arrestuar gjatë protestës së opozitës në 21 mars, Mariglen Doçi ka shpjeguar arsyet e arrestimit dhe më pas ë burgimit të tij për një muaj në burgun e Vaqarrit.

Doçi shpjegon se në momentin e arrestimit ai ishte shkëputur nga protesta pasi nuk ndiheshte mirë. Më pas ai është pikasur nga disa civilë të cilët sipas studentit e trajtuan dhe arrestuan sikur të ishte një kriminel.

Ai shpjegon se përgjatë gjithë arrestimit dhe qëndrimit në polici është dhunuar psikologjikisht nga efektivët, ndërsa burgosja i ka kushtuar atij dhe penalitete në ndjekjen e procesit mësimor.

Ja si e shpjegon studenti:

Arsyeja e arrestimit tim ishte pjesëmarrja në protetsë, dhe faktikisht ishin tre akuzat e ngritura nga prokuroria, pretendonin se unë kam ushtruar akte dhune kundrejt policisë, kam prishur qetësinë dhe rendin publik, si dhe pjesëmarrjen dhe organizimin e tubimeve të paligjshme.

Jam arrestuar diku nga ora 12:00. Unë jam shkëputur me mendimin se që të largohem disa momente nga protesta sepse nuk ndjehesha mirë. Në ato momente jam pikasur nga disa civilë të cilët enden gjatë protestave të opozitës të cilët janë edhe personat që nxisin popullin që të shtyhen dhe të përplasen me policinë duke krijuar alibi se opozita dhe njerëzit që e përfaqësojnë atë në këto protesta janë njerëz të dhunshëm janë vandal.

Në momentin që unë jam larguar vetëm disa metra nga vendi që ka qenë protesta unë jam arrestuar nga një “ushtri” mund të them civilësh, kanë qenë mbi 20 persona. Në momentin kur unë jam arrestuar nga ata janë afruar me shpejtësi të madhe 3 makina policie dhe 2 furgona të operacionales. Aty u krijua një shoë shumë i madh saqë kur po vështroja, njerzit kishin nxjerrë celularët të filmonin atë çka po ndodhte.