“Më thoshte budalla, babai ma ndau datën e dasmës!”

716
Selman Aliaj, djali i cili masakroi për vdekje të atin me çekiç dhe më pas i hodhi trupin në liqenin e Farkës, ka dhënë dëshminë e tij në polici pas ngjarjes tronditëse.
Pasi u gjet trupi i të atit 74-vjeçar Fejzi Aliaj, dy ditë pasi krimit makabër, i riu është marrë në pyetje nga policia e Tiranës, ku pasi ka pranuar krimin ka thënë arsyet që sipas tij e shtynë në këtë gjest.
Sigal

Për motivin e vrasjes ai ka dhënë disa versione.

“Me babain zihesha shpesh sepse më tallte gjatë gjithë kohës, më thoshte budalla. S’më pyeste asnjë herë për asgjë. Madje edhe dasmën vendosi ai vetë ta bënte, se unë nuk doja.”
Fejzi Aliaj u vra në oborrin e shtëpisë së tij mbrëmjen e të premtes, rreth orës 20:00.
I biri, Selman Aliaj 28-vjeç e qëlloi disa herë me çekiç në kokë. Pa e vënë re askush, në mes të natës, e mori trupin e të atit në makinën e tij tip Volsvagen dhe e çoi në liqenin e Farkës, ku e hodhi për të fshehur krimin.
28–vjeçari u ndalua në Kamëz, teksa po udhëtonte me makinën që kishte transportuar trupin. Policia gjeti gjurmë të krimit në mjetin e tij dhe u prangos menjëherë.
Selman Aliaj u ka tha hetuesve se e vrau pas një konflikti. Sipas tij, babai donte ta martonte dhe i kishte thënë se gruan do ta ndanin të dy.
Viktima u gjet i mbështjellë me një qilim dhe u nxorr nga liqeni në orët e para të mëngjesit të së dielës.