Më shumë se në 2 Qershor/ Shqipëria e Mesme dhe ajo Juglindore pjesëmarrje masive në protestë

585
Sigal

Nga qarqet Durrës, Elbasan dhe Korçë pritet të vijnë në Tiranë për të protestuar rreth 25 mijë veta.

Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë më të larta se ato të 2 qershorit. Kërkesa kryesore e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Nga 3 qarqet e Shqipërisë së Mesme, Durrësi pritet të ketë pjesëmarrjen më të lartë, me afro 9900 protestues, nga Elbasani raportohen 8500 protestues kurse nga Korça afro 5 mijë protestues.