Më mirë pa AKU, se me një “shejtan” që “ha në një çanak” me tregtarët e ushqimeve “vrasëse”

735
Gazeta “Telegraf”, dy ditë më parë botoi një vëzhgim lidhur me pasigurinë ushqimore që ka pllakosur tregun shqiptar, duke e kthyer në “rrumpallë e han pa porta” prej drejtuesit të ri të AKU, e cila qysh prej datës 27 janar 2016 drejtohet nga përfaqësuesi çam i PDIU, zoti Isuf Shehu. Nuk kemi asnjë paragjykim, se përse AKU drejtohet nga një çam e as nga një individ që falet 6 herë në ditë në xhami, mbasi këto janë preferenca personale. As se përse gjatë orarit zyrtar deklaron se është çam, në “aksham” llafoset si “rilindës” e kur shikon që PDIU përdridhet majtas djathtas, ai prezantohet si “gjak i ri” i ndonjë partie tjetër! Pas këtij vëzhgimi, në adresë të gazetës e në rrjete sociale ka pasur shumë mbështetje, reagime e akuza të shumta ndaj AKU lidhur me produktet vrasëse që kanë mbushur tregun, duke kaluar prej kontrollit fiktiv që bëjnë inspektorët zhvatës dhe që i “bekojnë” drejtuesit e AKU! Ka pasur edhe reagime, se përse gazeta citon që drejtuesi i AKU është çam! Normalisht me këtë “pasaportë” është emëruar në krye të AKU dhe pushteti, qeverisja, drejtoritë janë ndarë e janë graduar sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës. Madje edhe sekretaret, shoferët, magazinierët e pastrueset në administratë kështu janë punësuar.

 Dhe gjersa ka një “stampë” partie si drejtues i partisë çame, detyrimisht duhet të përgjigjet si përfaqësues i kësaj partie, se si e zbaton ai programin qeverisës në krye të AKU, se cilët punëson, se cilët bën shefa dhe sa u kërkon llogari, mbasi paguhen nga taksat tona! Ndryshe, do të quhej që Isufi dhe “isufët” e tjerë në krye të drejtorive nuk do të kishin përkatësi partiake e ndoshta nuk do të ishin drejtorë, por thjeshtë avokatë, apo edhe lektorë në shkolla fetare. Mirëpo duket, se pas shkrimit në “Telegraf”, kreu çam i AKU ka vërsulur “besimtarët” e tij institucional e në parti, për ta mbrojtur, në vend që të ndalet tek tema e shkrimit, që denoncon krimin ushqimor, të lejuar e të maskuar me kontrolle fiktive, me letra fiktive, me raporte fiktive e së fundi me ngjitje etiketash fiktive nëpër xhama e porta lokalesh, për të treguar “sigurinë” dhe “pasigurinë” e produkteve që serviren! Këtë temë e kemi trajtuar dhe mendojmë se përbën një skandal me mundësi të plota presioni prej inspektorëve e drejtuesve të AKU në qendër e rrethe, me synimin për të mbushur xhepat e për të “çertifikuar” si sigurta bizneset e tyre ushqimore, të fisit e të shefave të tyre! 

Nuk mund të mohohet fakti, që tregu shqiptar mbushet me produkte “plehra e kimikate” që prodhohen e përpunohen në Shqipëri dhe me produkte “mbetje” që importohen e futen në Shqipëri nga vende tjera si Rusia, Serbia, Greqia, Maqedonia, Spanja e deri nga Brazili dhe vende të fiseve “Zulu”, sidomos mishi, pulat, sallamra, çokollatat, ëmbëlsirat, fasulet, orizi, perimet, vaji, mielli, gruri e konservat, madje edhe akulloret që janë prodhuar qysh kur ka rënë bora e parë në Everest, të cilat kanë gjetur në Shqipëri “portë të hapur” shtetërore, tregtarë batakçinj të lidhur me pushtetin në afera e ortakëri biznesi ushqimor. Por mbi të gjitha, kanë gjetur një konsumatorë “të urtë”, i cili vazhdon e ha ushqimet “plehra e kimikate”, duke u bërë viktimë e falsitetit dhe mashtrimit me etiketa, me seminare, me aksione mediatikë kontrolli dhe me intervista televizive, që bëhen në “emër të Zotit” prej drejtuesit të AKU e të ndonjë ish-drejtori fajdexhi “flamurtar” piramidash, që ka gjetur “strehë” në politikat bujqësore në ministri! Këta vazhdojnë e mbajnë fjalime sigurie ushqimore, ndërsa tregu është mbushur me ushqime “plehra” pa asnjë vlerë ushqyese. përballë një realiteti të tillë, duhet thënë: Më mirë pa AKU, se me një “shejtan” që legalizon prodhuesit dhe tregtarët e ushqimeve “vrasëse” 
10 pyetje për kreun e AKU…
1. Zoti drejtor i AKU, lejohet “LUFRA” e cila vazhdon e prodhon produkte me qumësht pluhur, me përbërës kimik e duke futur në prodhim qumësht fshatrash pa asnjë kontroll laboratorik dhe AKU… i jep çertifikatë prodhimi evropian! 
2. Kreu i AKU del e betohet publikisht, se ka siguri të plotë, ndërkohë që vartësja e tij në AKU qendrore, vazhdon importon farëra e prodhon fidanë që nxjerrin kungullin shalqi, që nxjerrin misrin lëpushkë pa kokrra, që trangullin e nxjerrin patëllxhan, që sallatën e nxjerrin lakër foragjere! 
3. Në disa fabrika përpunimi e prodhim mishi, deklarohet se shitet mish i freskët viçi e produkte me 100% mish viçi, ndërkohë që në dyert e këtyre fabrikave futen përditë maune serbe, braziliane, greke e somaleze me mish pa “gjurmë” lloji kafshe, me qëndrim deri në 30 vite frigoriferike! 
4. A e ha drejtori i AKU, atë sallamin me çmim 300 e 400 lek/kg, që prodhohet, importohet e shitet në tregun shqiptar si produkt me 100% mish viçi të freskët e që fatkeqësisht përdoret edhe në çerdhet e kopshte fëmijësh, në konvikte e deri tek azilet e të moshuarve?! 
5. A është e vërtetë, zoti drejtor i AKU, ajo që thoni ju, se “nga importi nuk futet asnjë kokërr gruri e asnjë “dorë miell” kancerogjen e hime bagëtish dhe asnjë fletë qepe e fishkur”? 
6. A di ti, se çfarë buke hanë shqiptarët? 
7. A e di ti, se ëmbëlsirat prodhohen edhe me miell tagji kafshësh? 
8. A e di ti, se në Shqipëri futet miell për biskota dhe përdoret për bukë? 
9. A di ti, se në Shqipëri futet miell serb e rus, prodhim i vitit 1970, që kalon në larje kimike e në parfumosje dhe në fund në ngjyrosje buke gjatë prodhimit? 
10. Vërtetë nuk është kapur asnjë rast me prodhime skarco e të rrezikshme në PIK?
———————————————–
Një çam, ish-ushtarak në Sarandë lakmon të bëhet drejtor i AKU
Shpëtim Avduli, eksportues i perimeve në Serbi e Greqi, mbron PDIU dhe AKU
Pas shkrimit në “Telegraf”, në adresë të gazetës e në rrjete sociale ka pasur reagime edhe nga militantë të PDIU që nuk flasin për problemin e pasigurisë ushqimore, por për faktin se përse kemi specifikuar, që “drejtuesi çam është përfaqësues i partisë çame (PDIU). Na bëri përshtypje, një reagim i zotit Shpëtim Avduli, mik i ngushtë i shefit të AKU të Shqipërisë. rezulton se reaguesi Shpëtim Avduli është një eksportues perimesh e zarzavatesh prodhim shqiptar, që i bën me maune drejt Serbisë, por ndodh edhe drejt disa zonave të Greqisë “armike e çamëve”. Nuk e kemi fjalën se përse ish-ushtaraku Shpëtim Avduli merret me biznes me Serbinë, as se nëse ka lidhje me ato letrat fiktive që lëshon AKU për sigurinë e biznesit të tij, as se përse e ka mik, shok e se përse janë në një parti me drejtorin e ri të AKU, por e kemi fjalën tek një “thashethem” që qarkullon prej disa ditësh në Sarandë, sikur ish-ushtaraku Avduli bën ‘avokatinë” e drejtorit të AKU, për t’u bërë drejtor i AKU të Sarandës, e madje edhe të Vlorës, ku kreu i AKU ka emëruar provizorisht një “beniaminin” e tij të “punëve” të etiketave të quajtur Ilir Hajdini e që thuhet se mbanë edhe postin që ka në AKU qendrore. Nuk e dimë nëse “rreshter” Shpëtimi do të bëhet gjeneral në AKU e Sarandës, apo të Vlorës, por dimë faktin që ai po punon fortë për këtë duke mbrojtur “nderin” e drejtorit çam të AKU, maskuar pas origjinës çame! 
Sigal