Me çekiç duke vjedhur argjendarinë, dy në pranga

574
Janë kapur në flagrandë duke u përpjekur të vjedhin një argjendari dhe një dyqan m artikuj të ndryshëm dy persona.
Sipas policisë së Kavajës, kanë përfunduar në pranga Aurel Hekurani, 36 vjeç dhe Rifan Rrushi, 34 vjeç, banues në Kavajë dhe të dënuar më parë për “prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Ata u kapën të mërkurën rreth orës 23:00 , në Tregun Industrial Kavajë, duke tentuar të vjedhin dyqanin e artikujve të ndryshëm industriale dhe argjendarinë e 60-vjeçarit R. A.
Gjatë kontrollit atyre ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çekiç metalik me të cilën ishin përpjekur të thyenin argjendarinë.
Sigal