Me automatik në çantë, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë

483
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar për armëmbajtje pa leje.I arrestuari është shtetasi me inicale A. C., banues në kryeqytet.

Uniformat blu thonë se kishin marrë informacione nga qytetarët se i riu lëvizte në kryeqytet me armë zjarri.

“Nga shërbimet e policisë  të komisariatit nr.4 është organizuar punën për kapjen e tij. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehëra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.