Më 7 shkurt 1997, ish-kryeministri Meksi bëri thirrje për qetësi, duke paralajmëruar dorëheqjen e 2 marsit

747
Dritan
BORSHI


PIRAMIDAT/20 vite më parë, Komitetet e Shpëtimit Publik në qarqet Vlorë-Gjirokastër, morën në dorë qeverisjen e Jugut 
Fillon greva e urisë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Afro 50 studentë hyjnë në grevë urie dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Forumi për Demokraci organizon një demonstratë të dhunshme në Tiranë. 5 policë plagosen rëndë. Një grup studentësh vlonjatë takohen me Presidentin Berisha dhe bien dakord për zgjidhjen paqësore të krizës
Ish-kryeministri Meksi paralajmëroi dorëheqjen e tij, duke deklaruar, se në emër të paqes dhe qetësimit të shqiptarëve, do të largohej nga funksioni i i tij shtetërore, duke e finalizuar zyrtarisht këtë akt vetë-largimi, në datën 2 mars, gjë të cilën nuk e bëri asnjë shtetar tjetër i ish-pushtetit 1992-1997, përkundrazi votuan në parlament, që drejtimi i vendit të mos bëhej më me qeveri, por me komandën e SHIK-ut
Tmerret dhe tragjeditë e vitit 1997, do të mbahen mend përjetësisht, nga brezat e shqiptarëve që i përjetuan ato 180 ditë terrori të rebelimit çmendarak popullor, që u shkaktua në të 28 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë, prej humbjes së lekëve në piramidat financiare, rebelim që shkatërroi vendin, ekonominë, institucionet, bizneset dhe shoi jetët e afro 3000 shqiptarëve të vrarë si në një xhungël, me tyre edhe fëmijë, policë, biznesmenë, qytetarët të pafajshëm. Shteti kishte rënë edhe pse përpëlitej për të rezistuar e qëndruar në fuqi. Shumë shtetarë të lartë, u hipën anijeve, gomoneve, skafeve e veturave ilegalisht dhe ia mbathën jashtë vendit, ose u strehuan maleve tek njerëz të besuar! Qeveria nisi të mbahej zyrtarisht vetëm prej kryeministrit Aleksandër Meksi, i cili në atë shkurt të acartë që “digjej” nga kaosi i armatosur popullor, doli publikisht në media dhe kërkoi qetësi, ulje armësh, paqe dhe ndalim të rebelimit. Në atë 7 shkurt 1997, ish-kryeministri Meksi paralajmëroi dorëheqjen e tij, duke deklaruar se në emër të paqes dhe qetësimit të shqiptarëve, do të largohej nga funksioni i i tij shtetërore, duke e finalizuar zyrtarisht këtë akt vetë-largimi, në datën 2 mars, gjë të cilën nuk e bëri asnjë shtetar tjetër i ish-pushtetit 1992-1997, përkundrazi votuan në parlament, që drejtimi i vendit të mos bëhej më me qeveri por me komandën e SHIK-ut! Sot, më 7 Shkurt 2017, mbushen 20 vite nga ajo katrahurë popullore që bëri “hi” gjithë vendin, plagë ekonomike e njerëzore të cilat nuk po mbyllen ende edhe sot pas 20 vitesh…
Ja 22 ngjarjet e kryesore të 28 ditëve të Shkurtit 1997
1. Data 1 shkurt 1997: Sulmohen dhe plaçkiten bizneset e firmave piramidale në Vlorë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Përmet e Tepelenë.
2. Data 2 shkurt 1997: Në Jug instalohen mediat greke, të cilat mblidhnin deklarata anti-qeveri duke pagur njerëz të përzgjedhur e të instruktuar nga shtabet e komiteteve të shpëtimit publik.
3. Data 3 shkurt 1997: Zhvillohet në Gjirokastër, takimi parë i krerëve të komiteteve të rretheve të qarqeve Vlorë-Gjirokastër, bëhet betimi për të ngritur ushtritë vetë-mbrojtëse të e komiteteve në qytete e fshatra!
4. Data 4 shkurt 1997: Fillon shpërndarja e një pjese të parave të kreditorëve me vendim qeverie. Opozita dhe shumë demokratë kritikojnë vonesën për fillimin e këtij procesi. “Forumi për Demokraci” propozon krijimin e një qeverie teknike për të zgjidhur krizën.
5. Data 5 shkurt 1997: Falimenton firma piramidale Gjallica e drejtuar nga ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit. Qytetet më të goditura nga falimentimi i firmës janë Vlora (145 milion $ amerikanë) dhe Kukësi (16 milion $ amerikanë). Fillojnë protestat në Vlorë.
6. Data 6 shkurt 1997: Mijëra qytetarë dalin në protesta të dhunshme në Vlorë. Në kontrast në Kukës formohet një “Komitet” me kreditorët e firmës të cilët kërkojnë një zgjidhje ligjore për këtë çështje. Ata kërkojnë të bëhen aksionarë të kësaj firme. Komitete të ngjashme ngrihen edhe në Gjirokastër e Berat.
7. Data 7 shkurt 1997: kryeministri Aleksandër Meksi bënë thirrje për qetësi dhe deklaron sinjalin e parë të dorëheqjes, duke mos shkuar më në qeveri, deri ën datën 2 mars 21997, kur firmosi zyrtarisht dorëheqjen e tij. .
8. Data 8 shkurt 1997: Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Vlorë.
9. Data 9 shkurt 1997: Presidenti Berisha takohet me pushtetarët e Vlorës dhe diskuton rrugët e zgjidhjes së krizës. Janë ditët e Vlorës. Protestat në këtë qytet kanë hyrë në ditën e 5. Sulmohet Komisariati i Policisë nga turma të armatosura. 1 i vdekur dhe të tjerë të plagosur. Pasi dështon në organizimin e një proteste në Tiranë, Forumi për Demokraci deklaron se zgjidhja e vetme e krizës është me anë të protestave kundër qeverisë.
10. Data 10 shkurt 1997: Vazhdojnë aktet e dhunshme në Vlorë. Digjet selia e PDSH nga grupe të armatosura. Tani kërkohet dorëheqja e Presidentit dhe Qeverisë. Një grup prej afro 50 efektivash të Forcave Speciale sulmohen egërsisht nga turmat e zemëruara prej mijëra vetësh. EuroNews transmeton pamjet e rrethimit të policëve në gjithë botën. Dështimi i shtetit për të rivendosur rendin është i madh. Rebelimi shpërndahet në gjithë Shqipërinë e Jugut nën shembullin e Vlorës. Propozohet gjendja e emergjencës në Vlorë.
11. Data 11 shkurt 1997: Varroset në Vlorë Artur Rustemi, viktima e parë e rebelimit. Varrimi i tij kthehet në një demonstratë antiqeveritare. Me këtë rast digjet selia e PDSH e Vlorës. Hidhet alarmi i mungesës së bukës në qytet. “Forumi për Demokraci” bën thirrje për dialog të kushtëzuar me Presidentin Berisha.
12. Data 12-15 shkurt 1997: Ngjarje tragjike ndodhin në Vlorë. Ndodhin disa rrëmbime personash. Fillon trafiku përmes skafeve. Shkollat mbyllen kurse dyqanet lejohen të shesin deri në ora 9.
13. Data 13 shkurt 1997: Komiteti i ish-të Persekutuarve Politikë, akuzon Kurt Kolën si tradhtar i demokracisë dhe bashkëpunëtor i xhelatëve komunistë.
14. Data 14 shkurt 1997: Gazeta e njohur britanike The Indipendent e quan qeverinë shqiptare “Qeveri gangsterësh”.
15. Data 17 shkurt 1997: Lëvizja e Legalitetit dënon dhunën dhe deklarohet kundër dialogut me “Forumin për Demokraci”. Berisha takohet me intelektualët e Tiranës ku diskuton mbi zgjidhjen e krizës.
16. Data 18 shkurt 1997: Presidenti Berisha takohet me qytetarët e Leshnjes. Ai iu premton se do të bëjë gjithçka për zgjidhjen e krizës. Balli Kombëtar kërkon dorëheqjen e qeverisë.
17. Data 20 shkurt 1997: Fillon greva e urisë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Afro 50 studentë hyjnë në grevë urie dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Forumi për Demokraci organizon një demonstratë të dhunshme në Tiranë. 5 policë plagosen rëndë. Një grup studentësh vlonjatë takohen me Presidentin Berisha dhe bien dakord për zgjidhjen paqësore të krizës.
18. Data 22 shkurt 1997: Fillon gjyqi kundër drejtuesve të “Gjallicës”. Forumi për Demokraci mbështet grevën e urisë së studentëve vlonjate.
19. Data 24 shkurt 1997: Sulmohen institucionet shtetërore në Vlorë nga turma të zemëruara.
20. Data 26 shkurt 1997: Në kuadër të turit presidencial në zonat e prekura nga kriza e fajdeve, Berisha takon qytetarët e Gjirokastrës dhe premton se do të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës. Mijëra qytetarë rrethojnë universitetin “Ismail Qemali” për ta mbrojtur nga “sulmi” i forcave të shtetit.
21. Data 27 shkurt 1997: Tensionohet situata në Vlorë. Qindra njerëz përgatiten për “sulmin” e SHIK-ut.
22. Data 28 shkurt 1997: 46 studentë të Universitetit të Gjirokastrës hyjnë në grevë urie. Kërkesat e tyre janë të njëjta me ato të studentëve të Vlorës. Turma të armatosura sulmojnë degën e SHIK në Vlorë dhe i vënë flakën. 3 agjentë vdesin nga flakët dhe nga snajperët, kurse 3 të tjerë masakrohen nga turma. Lek Qoku, efektiv i SHIK, masakrohet me sëpatë në hollin e “Universitetit”. 3 të vrarë nga radhët e turmës. Bilanci 9 të vrarë.
Sigal