Më 27 Tetor ora11.00, në Tropojë përurohet shtatorja e Azem Hajdarit

541
Më 27 Tetor ora11.00 në Tropojë përurohet shtatorja e Dëshmorit të Kombit dhe Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në sheshin me të njejtin emër në Tropojë.

Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë ndër vite, studentë të Dhjetorit ’90, si dhe miq, dashamirë e simpatizantë nga Trojet Etnike Shqiptare e Diaspora dhe të gjithë ata që e kanë njohur, të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë për të nderuar emrin, kujtimin e veprimtarinë e Heroit të Demokracisë e Lirisë, Azem Hajdarit. Do të nderojnë me pjesmarrjen e tyre; ish Presidenti e ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe nga institucione të ndryshme të rëndësishme në Maqedoni, Malin e Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora, nga Trupi Diplomatik i Huaj i akredituar në Shqipëri etj,

Sigal