Me 179 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, pezullohen 18 patenta brenda natës

552
Sigal

Në kuadër të aksionit për parandalimin e aksidenteve policia rrugore ka zhvilluar sërish aksion në autostradën Tiranë–Durrës, ku ka pikasur drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi të madhe, pavarësisht reshjeve të shiut.

Siç shihet edhe në videon e shpërndarë nga policia, janë pezulluar 18 leje drejtimi.

“Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti. 143 – 179 Km/h. E pa pranueshme kjo shpejtesi dhe ne kushtet e lageshtires ne rruge. 18 Leje Drejtimi te pezulluara gjate oreve te mbremjes dhe oreve te para te mengjesit”- njofton policia.

Por ka edhe një apel ndaj drejtuesve.

“Festoni, argëtohuni por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”, është apeli i policisë.