Me 173 km/h në autostradë, Policia kërcënon: Hoqëm 135 patenta brenda javës, po vazhdojmë

477
Sigal

Policia Rrugore “i ka këputur” me gjoba dhe heqje patente, disa shoferë në autostradën Tiranë – Durrës mbrëmjen e së dielës dhe ka kërcënuar se nuk do të ndalet. Siç shihet nga pamjet në video, ku Policia u ka zënë pritë automjeteve që ecin fluturim, janë konstatuar shumë raste me shpejtësi të madhe deri në 173 km.

Në njoftimin e saj sot, Policia Rrugore tha se në rrugën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, ka evidentuar shpejtësi të lartë dhe manovra të rrezikshme.

“Disa nga shkrepjet e shpejtësi matësit gjatë kontrolleve policore për rritjen e sigurisë, shënuan 158 -173 km/h, kur përgjatë gjithë javës, ky segment, ka qenë objekt kontrolli gjatë gjithë kohës dhe për një javë, mbi 135 drejtues mjetesh, kanë humbur të drejtën për të drejtuar mjetin disa muaj, vetëm për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit të tyre.”

Policia Rrugore e ka përfunduar njoftimin e saj me këtë këshillë: “Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do t’ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë.”