Me 130 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet shoferi grek

693
129 kg drogë janë sekuestruar ditën e sotme nga policia greke në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se makina në të cilën u sekuestruar droga ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa ajo drejtohej nga nja grek.
Makina në fjalë është pikasur nga policia në Kompoti, në qytetin e Artës, ku pas kontrollit u gjetën rreht 130 kilogramë e llojit marijuanë.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin 49-vjeçar grek, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa ka nisur hetimet për të parë nëse ai ishte pjesë e ndonjë organizate trafikantësh apo vepronte i vetëm.
Sigal