Më 1 shtator, zgjedhje të pjesshme nё Komunёn Dardhas tё Pogradecit

1764
Sigal

Pas shkarkimit të ish-kryetarit për mos deklarim pasurie, kandidati favorizues është Genci Hamollari i LSI-së

Mё datёn 1 shtator, nё Komunёn Dardhas tё Pogradecit do tё zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Kjo për shkak tё shkarkimit, nga Këshilli i Ministrave, tё kryetarit tё komunës, Aleksandёr Çela nё fund tё muajit shkurt, pёr mosdeklarim tё pasurisё, sipas ligjit pёr nёpunёsit e shtetit.

Kandidati

Kandidati pёr kryetar komune Genci Hamollari, i propozuar nga Lёvizja Socialiste pёr Integrim dhe i mbёshtetur nga Partia Socialiste nuk ёshtё i panjohur pёr zgjedhёsit. Ambicien pёr kryetar komune e ka shprehur edhe nё zgjedhjet vendore tё vitit 2007, ku kandidoi si i pavarur dhe arriti tё marrё lehtësisht 38,67% tё votave, kundrejt kandidatit fitues tё PD-sё me 46,55%  dhe 14,78% tё Partinё Socialiste. Kjo diferencё e vogёl me fituesin, duke patur parasysh si kadidat tё pavarur atёherё, sot i mbёshtetur nga maxhoranca e ardhshme e bёn atё kandidatin favorizues tё zgjedhjeve nё kёtё komunё. Jo rrallё ka ndodhur qё kandidatё tё ndryshёm, kthehen nё origjinë vetёm kur kanё ambicie tё tilla dhe largohen pёrsёri nё vendbanimin kryesor fill pas humbjes sё zgjedhjeve, pasi nuk gjejnё mbёshtetjen e duhur, ose pas mbarimit tё mandatit nё rast fitoreje. Genci nuk ka lёvizur kurrё nga vendlindja edhe pse i ka pasur mundёsitё. Vendosi tё merrej me aktivitet privat aty, ku ishte, jo vetёm pёr tё pёrmirёsuar jetёn personale e atё familjare, por edhe për t’iu shёrbyer bashkёfshatarëve tё tij dhe gjithё zonёs. Rrallё ndodh nё ekonominё e tregut, qё puna me solidarё tё eci mirё dhe tё zgjasë nё kohё. Pёr Gencin dhe vёllain e tij, kjo vёshtirёsi thuajse nuk ёshtё vёnё re. Ata ortakё nё biznesin e tyre tё vogёl, punojnё prej vitesh bashkё pa asnjё vёshtirёsi. Ata gёzojnё respekt e mirёnjohje, jo vetёm pёr kёtё fakt, por edhe pёr shёrbimin e kulturuar, mёnyrёn e pritjes, servirjes sё mallit, çmimeve tё arsyeshme, duke mos anuar nga fitimi i shpejtё, por kanё dashur tё bёjnё tregti tё ndershme e tё drejtё.

Premtimet

Duke patur parasysh se kёto zgjedhje tё pjesshme vijnё fill pas atyre parlamentare tё 23 Qershorit, tё fituara thellёsisht nga koalicioni i majtё “Aleanca pёr Shqipёrinё Europiane”, me siguri qё ky fllad fitoreje do fryjё edhe pёr kandidatin e kёsaj maxhorance Genci Hamollari nё kёtё komunё. Me krahёt e ngrohtё tё partisё sё tij dhe aleatit mё tё madh, Partisё Socialiste, qё do qeverisin vendin pёr katёr vitet e ardhshme, Genci pretendon qё nё komunёn e tij tё bёjё mё shumё investime nё bujqёsi, infrastrukturё, shёrbime etj.. Shtrirja e tyre nuk do kufizohet vetёm nё zonёn e butё urbane, por edhe pёr fshatrat rurale tё komunёs thuajse tё harruara prej kohёsh, pёr t’i bёrё fermerёt tё interesuar qё tё investojnё nё tokёn e tyre, pёr tё nxjerrё sa mё shumё tё ardhura, nё pёrmirёsimin e jetesёs sё tyre. Pёrveç kёsaj ai zotohet se do tё jetё mё afёr banoreve jo vetёm kёto ditёt e fushatёs, por gjatё gjithё mandatit tё tij, pёr t’i dёgjuar e zgjidhur problemet qё do i paraqisin, brenda rregullave e kompetencave qё i jep ligji.