Mbyllet gjyqi i imamëve të akuzuar për rektrutimin e xhihadistëve

590
Gjykata mbylli sot procesin për imamët e akuzuar se kanë rekrutuar luftëtarë për në ISIS. Më 29 Mars pritet të jepet pretenca e prokurorisë dhe më tej shpallet dënimi nga ana e gjykatës. Ka qenë i pandehuri Gerti Pashja që ka deklaruar në gjyq se procesi ndaj tyre është i manipuluar. “Duket qartë që është luftë ndaj myslimanëve, luftë ndaj Islamit”,­ tha ai. Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit të Orion Recit për pyetjen si dëshmitarë të Ilir Hoxhollit dhe Ilir Kullës, dy ish­drejtuesve të Komunitetit të Kulteve.
Sigal