Mbyllen hetimet për kontrabandimin e 300 shqiptarëve, 51 të pandehur

450
Sigal

51 të pandehur kanë përfunduar në gjykatë pas mbylljes së hetimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda për operacionin “one if by land”.

Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në gjykatë ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale te tjera.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptare drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerike dhe Kanada deri ne 10 mijë paund në Angli.

Mbi të gjithë të pandehurit rendojnë akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada.
Pjese e operacionit ishin autoritetet amerikane dhe kanadeze.

Shtatë grupe kriminale kontrabanduan 300 shqiptarë-Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.

Shuma që i merrej çdo shqiptari-Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 – 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin iteneraret:

– Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar
– Shqipëri-Francë- Mbretëri e Bashkuar
– Shqipëri-Bullgari- Belgjikë – Republika Domenikane-SHBA/Kanada
– Shqipëri-Spanjë- Amerika Latine-SHBA/Kanada.