Mbyllen dy tregje në Tiranë, s’kishin kushte higjeno-sanitare

540
Sigal

TIRANE– Prefekti i Tiranës ka urdhëruar mbylljen e dy tregjeve në kryeqytet, të Ish-Uzinës Dinamo, por edhe në tregun e rrugës “Hamdi Pepa”. Pas një mbledhje me Task Forcën për kontrollin e Tregjeve ushqimore u mor kjo masë nga prefekti Sadi Vorpsi, pasi nga kontrolli i ushtruar pranë tregjeve u konstatua gjendja, e cila sipas tij sjell problematika për cilësinë e shëndetit të qytetarëve. Shitja në dyqane pas kontrolleve doli se realizohet me mangësi të theksuara në struktura, shitja bëhet në ambiente të hapura, ka mungesë të theksuar shoqëruese të produkteve ushqimore, si dhe mungesë totale të kushteve higjieno-sanitare. “Në tregun ‘Hamdi Pepa’ shumica e objekteve janë kioska shitjeje të cilat nuk realizojnë kushtet minimale për tregtim të produkteve ushqimore, të cilat mund të sjellin ndotje dhe epidemi të ndryshme për qytetarët, por edhe paralizojnë segmente kryesore të qarkullimit të transportit publik dhe urgjencave të Kryeqytetit”, deklaroi Vorpsi. Shumë shpesh në këto tregje lulëzon edhe shkelja e ligjshmërisë fiskale të cilat janë një sfidë e hapur e punës së institucioneve të administratës shtetërore. –