Mbyll mandatin, Totozani bën bilancin e vetes: Ja çfarë bëra për 5 vite

511
Igli Totozani e ka mbyllur mandatin e tij. I propozuar nga PS-ja 5 vite më parë, Totozani si edhe paraardhësit e tij, nuk arriti asnjëherë të ishte Avokati i Popullit që shqiptarët presin, dhe që duhet të jetë sipas ligjeve në Shqipëri.

Edhe pse kontributi i tij mund të quhet i çmuar, sërish ky institucion në Shqipëri është thjeshtë një vend ku bëhen vetëm konstatime dhe nuk merren vendin, po ku nuk mund të ndryshojë asgjë.

Pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, Igli Totozani ka vendosur që ti bëjë një letër shqiptarëve për t’u shpjeguar se çfarë ka bërë gjatë këtyre viteve.

Letër e Igli Totozanit për qytetarët shqiptarë
“Mandati im 5-vjeçar në detyrën e Avokatit të Popullit ka përfunduar. Për mua personalisht kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga ajo njerëzore.

Jam përpjekur që gjatë punës time të përditshme, por edhe të të gjithë stafit të institucionit të Avokatit të Popullit, të orientohem drejt zgjidhjes së halleve dhe shqetësimeve të atyre, që pësuan padrejtësi. I qëndruam pranë grupeve më vulnerabël: te varfërve, romëve, personave me aftesi te kufizuara , të pastrehëve, minoriteteve, fëmijëve, grave viktima te dhunës ne familje etj. Puna e bërë në këto vite jo vetëm që nuk ka qenë e thjeshtë, por shpesh jemi ndeshur me vështirësi të mëdha. Kërkuam njohjen e minimumit jetik, u fokusuam te ndihma ekonomike, te aksesi i te varfërve ne shërbime publike sikundër energjia elektrike apo uji i pijshëm, Arsim, Shëndetësi, mbrojtje te te drejtave në punë te punëmarrësve, etj.

Jam i bindur që nuk kemi arritur t’i zgjidhim të gjitha ankesat që na janë adresuar dhe për këtë ju kërkoj ndjesë, sikundër pohoj se janë me mijëra rastet ku kemi ndërhyrë me rekomandime dhe ja kemi dalë mbanë.

Ndonëse nuk do të jem më në krye të një institucioni që ka për detyrë mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut, ju garantoj se nuk do të tërhiqem asnjëherë nga ky mision fisnik, tanimë si një qytetar i thjeshtë, por me një eksperiencë tepër të vlefshme.

Do të jem gjithmonë në krahun tuaj, në krah të njerëzve me te pambrojtur dhe në nevojë”.

Gjatë mandatit 5-vjeçar si Avokat i Popullit, u finalizua një volum i madh pune. Kështu gjatë 5 viteve u trajtuan:

Ankesa gjatë viteve 2012-2016 22.209

Raporte të veçanta drejtuar Kuvendit 34

Rekomandime Legjislative 2012–2016 110

Raste me Inisiative 951

Inspektime 688

Këshillime Verbale+Shkresore 7805

Ligje te përmirësuara me kontributin e AP 30

Igli Totozani u zgjodh në detyrën e Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2011, nga një votim me shumicë të cilësuar, në Parlament.

Në këtë 5 vjeçar Avokati i Popullit, Totozani dy herë me radhë me vota unanime u zgjodh President i Organizatës Ndërkombëtare të Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM) në Qershor 2014 dhe në Mars 2016.
Sigal