Mbushet avioni me tym/ Ulje e detyruar në Rinas

525
Sigal

Një avion i linjës “Blue Panorama” që udhëtonte nga Tirana drejt Anconës ka kryer ulje të detyruar pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”. Lajmi bëhet i ditur nga një prej pasagjerëve, që tregon edhe minutat e tmerrit.

“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësin kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, tregon pasagjeri që preferon të mbetet anonim.

“Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte”,- tregon ndër të tjera pasagjeri.