Mbulohet në gjak roja i karburantit, u sulmua barbarisht nga grabitësit e armatosur

552
Sigal

Për të çuar deri në fund aktin e tyre, personave ende të paidentifikuar iu është dashur të përleshen me rojen e karburantit, i cili edhe është qëlluar me sende të forta nga ta.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa gjatë përleshjes me hajdutët ka mbetur i plagosur punonjësi i karburantit, Lekë Përkeçi.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nga fotot  mund të shikoni se roja e ka kokën të mbuluar me gjak.

Dy grabitësit e maskuar mësohet se pasi plagosën rojen kanë grabitur edhe një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.