Mbretëresha me gjak shqiptar

1197
Sigal

Gëzim Llojdia

 Irani, dikur trualli ku shtrihej  një pjesë e Persisë, ka pasur  në shekullin XX, një mbretëreshë shqiptare për 10 vjet. Mirëpo historia e saj shkruhet kur princesha me gjak shqiptari përgjithmonë shkoi në qiejt e Zotit. Ajo  me bijat e tjera si dhe vëllai të mbretit të Egjyptit Faud  kanë një të veçantë. Të katër janë bij të mbretit, emrat e tyre fillojnë me germën F. Gazeta  angleze: “Indipendent”,  shkruan se  kjo e veçantë buronte  nga dashuria për të kujtuar emrin e nënës së  tyre të dashur, Feryal. Ato  ishin rritur nga një dado angleze, znj Naylor, dhe shpesh flisnin  anglisht midis tyre dhe me vëllamin e tyre Farouk. Le të zbresin tani te gjaku shqiptar, që ka rrjedhur në damarët e princeshës Faëzia. Princesha Faëzia ka lindur në  Aleksandri. Princesha Faëzia bint Fuad u lind më 5 nëntor 1921 në Ras al-Tin Palace në Aleksandri, vajza e madhe e Mbretit Fuad dhe gruas së tij të dytë, Nazli Sabri dhe u rrit në pallatet mbretërore  me kopshte e mbrojtur nga bota e jashtme, ngase ajo ishte  vajza e madhe e Sulltan Fuad I, i Egjiptit dhe Sudanit (më vonë Mbreti Fuad I). Prejardhja e gjakut e kësaj princeshe është llogaritur si: 10/16 kirkasian, 3/16 Turkish, 2/16 French (nga ana e femrave) dhe 1/16 Shqiptare. Stërgjyshi i Princeshës Faëzia ishte major-general Muhammad Sharif Pasha, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Një nga stërgjyshërit e saj ishte Sulejman Pasha, një oficer i ushtrisë franceze, i cili ka shërbyer  nën Napolonin, më vonë i  konvertuar në islam, ndërkaq ai  mbikëqyri një riorganizim të ushtrisë egjiptiane. Përveç motrave të saj, Faiza, Faika dhe Fathia, dhe vëllai i saj, Faruk, ajo kishte dy gjysmë-vëllezërit e motrat nga martesa e mëparshme e atit të saj. Burimet shkruajnë se Princesha Faëzia, ishte arsimuar në Zvicër, ajo fliste i rrjedhshëm në anglisht dhe frëngjisht, përveç gjuhës së saj të lindjes, arabisht. Burimet angleze. lidhur me martesën e parë të princeshës  shkruajnë se martesat mes fuqive  me  dinastitë në Lindjen e Mesme ishin një risi. Faëzia ishte më e bukura (shkruajnë, në kronikat e vdekjes mediumet londineze, në vitin 1939), si pjesë e planeve të mbretit Faruk për të forcuar ndikimin e tij në Lindjen e Mesme, ajo ishte martuar me trashëgimtarin  e fronit të Iranit, Mohamed Reza Pahlavi. Kjo martesë e Princeshës Faëzia me Prince Mohammad Reza Pahlavi e Iranit ishte planifikuar nga babai i këtij të fundit, Reza Shah. Një raport  i deklasifikuar i CIA-s në maj  të vitit 1972 e përshkroi bashkimin si një lëvizje politike. Në anën tjetër, martesa ishte e rëndësishme në atë rast për të bashkuar një mbretëror sunite, (Princesha,) dhe një (Shi mbretërore) Princi i kurorës.

Princesha Faëzia e Egjipti dhe Mohammad Reza Pahlavi u angazhuan në maj 1938. Megjithatë, panë njëri-tjetrin vetëm një herë para dasmës së tyre. Ata u martuan në Pallatin Abdin në Kajro më 15 mars 1939. Kur ata u kthyen në Iran ceremonia  e dasmës u përsërit në Pallatin e mermertë, Teheran, i cili ishte edhe qëndrimi i tyre i ardhshëm. Pas martesës, Princeshës i  është dhënë shtetësi iraniane.  Princesha Shahnaz Pahlavi, lindur më 27 tetor 1940. Martesa e tyre  nuk pati sukses. Mbretëresha Faëzia u zhvendos në Kajro, në maj të vitit 1945 për të marrë një divorc egjiptian. Arsyeja e kthimit të saj ishte se ajo shihte  Teheranin si një vend të pazhvilluar në kontrast me Kajron  një qytet modern, kozmopolit. Përveç kësaj, ajo kishte  kaluar kohë të vështira për shkak të mosbesimit të shahut ndaj saj, sëmundjes së  malaries  si dhe depresionit. Ajo u  konsultua me  një psikiatër amerikan në Bagdad, për problemet e saj pak para se ajo të largohej nga  Teherani. Nga ana tjetër, raportet e CIA-s pretendojnë se Princesha Faëzia  është tallur  dhe e ka poshtëruar Shahun për shkak të dobësisë së tij, duke çuar marrëdhënien deri në ndarje. Në librin e saj, Ashraf Pahlavi, motra binjake e Shahut, argumenton, se ishte Princesha dhe  nuk ishte shahu, që bëri divorcin. Ky është  divorci i parë  dhe nga Irani nuk ishte njohur për disa vjet, por në fund një divorc zyrtar është marrë në Iran, më 17 nëntor  të vitit 1948, nga Mbretëresha Faëzia. Një kusht kryesor i divorcit ishte se vajza e saj  duhej  lënë për t’u rritur në Iran. Edhe  vëllai i Mbretëreshës Faëzia, Mbreti Faruk, është  divorcuar  me gruan e tij të parë, Mbretëresha Farida, në nëntor të vitit 1948. Në njoftimin zyrtar të divorcit, ajo u shpreh se “klima persiane kishte rrezikuar shëndetin e perandoreshës Faëzia dhe se në këtë mënyrë u ra dakord që motra e mbretit egjiptian të divorcohej. Në një deklaratë zyrtare, Shahu tha se prishja e martesës “nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet ekzistuese miqësore midis Egjiptit dhe Iranit.” Pas divorcit të saj Princesha Faëzia  ka kryesuar gjykatën egjiptiane. Më 28 mars 1949, në Pallatin Koubba në Kajro, Princesha Faëzia është martuar  me kolonelin Ismail Chirine. Ai ishte diplomuar i Cambridge dhe  kishte  qenë një herë ministër egjiptian i luftës dhe marinës. Pas dasmës ata jetonin në çiflig pronësi nga Princesha në Maadi, Cairo. Ata banuan në një vilë në Smouha, Aleksandri, kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Faëzia jetonte në Egjipt, mirëpo pas vitit 1952  me revolucionin, që përmbysi Mbretin Faruk, dhe e bëri Egjiptin një republikë. Ajo jetonte në Kajro dhe Aleksandri dhe kur ishte e mundur vizitonte edhe qytet e botës si: Parisi dhe Gjeneva. Flokët e errët të  saj, lëkurë  e zbehtë dhe sytë madhështorë e kishin bërë kështu  një  nga femrat më të bukura në Kajro, kur ai ishte një nga kryeqytetet   më të kërkuara të botës. Ajo ishte e sjellshme, shumë iranianë e mbajnë  mend atë si më të mirën  nga  të tre gratë  e shahut. Vdekja e Princeshës Faëzia është raportuar gabimisht në janar të vitit 2005.  Gazetarët e kishin ngatërruar atë me mbesën e saj, Princesha Faëzia Faruk (1940-2005), një nga tre bijat e Mbretit Farouk. Në jetën e saj të mëvonshme, Princess Faëzia  ka jetuar në Aleksandri, Egjipt, ku vdiq më 2 korrik 2013 në moshën 91 vjeçe. Ceremonia funerale është mbajtur pas namazit të mesditës në Xhaminë Sayeda Nafisa në Kajro më 3 korrik. Ajo u varros në Kajro. Disa nga komentet e  medieve londineze janë se ajo: si një bijë e Fuadit, mbretit të Egjiptit dhe motra më e re e mbretit Faruk, Faëzia kishte gjak mbretëror.  Një  vajzë e bukur me sy blu dhe flokë të zeza, ajo u përshkrua nga shkrimtari egjiptian, oborrtari Adel Sabit  me fjalët  më poetike. Ajo ishte 17 vjeçe kur u ndesh me princin e ri iranian të kurorës  dhe diskutoi  për herë të parë. Në këtë kohë ajo kishte qenë shkolluar në Zvicër, ajo  i ishte gëzuar, modës evropiane dhe kurrë nuk e kishte veshur vello. Por sapo  është kthyer në Egjipt, ajo ka humbur lirinë e saj. “Faëzia ishte në ato ditë pothuajse një  e burgosur në lundrën e banuar të  nënës së saj në lumë.”Ajo rrallë dilte  dhe kur  dilte ajo ishte e rrethuar nga zonjat në pritje dhe provizionet. Në një kohë kur të gjitha vajzat e tjera të reja ishin duke shijuar një liri relative, Faëzia, për shkak të pozitës së saj, ishte rrethuar nga afër nga një shpurë e tërë. Martesa. Ritet e dasmës janë bërë dy herë: në Kajro, më 15 mars 1939, sipas zakonit suni; një ceremoni shite u zhvillua më vonë në Teheran. Çifti mbretëror fluturoi në Teheran të nesërmen, së bashku me  pajisjet personale të Faëzia-së  rreth 200 valixhe. Ata u pritën në aeroport nga Shahu Reza. Në prani të një turme, Shahu Reza puthi Faëzian në ballë dhe i tregoi turmës, duke thënë: “E pra, bija ime, ky është vendi juaj dhe këtu është populli yt”. Ceremonia persiane ishte  përfshirë shtatë ditë banket. Të burgosurit u liruan nga burgu. Ushqim dhe të holla u janë dhënë të varfërve. Jeta në Teheran për Faëzia ishte shumë e ndryshme, por jo më pak kufizuese se ekzistenca, që ajo e kishte lënë prapa. Një pallat i shekullit të 19-të ka qenë rinovuar për çiftin mbretëror, por sipas standardeve egjiptiane ishte i varfër. Megjithatë, çifti ishte   i lumtur në fillim dhe fëmija i tyre i vetëm, një vajzë u quajt Shahnaz  u lind më 27 tetor 1940. Në sytë e botës, Faëzia ishte mishërimi joshës, stili i saj  ishte një përzierje e modës evropiane dhe mistikës orientale. Portreti i saj, i marrë nga Cecil Beaton, u shfaq në kopertinën e revistës “Jeta” në vitin 1942. “Ajo kishte sytë e trishtuar dhe të dëshpëruar,”, “katran i zi i flokëve, një fytyrë të përkryer të skalitur dhe të butë, duart  e këndshme privuar nga rrudhat e punës”. Por jeta në Teheran u bë gjithnjë e më e vështirë. Shpura e saj e shërbëtorëve egjiptiane u shkarkua. Për të shmangur mërzinë, Faëzia, filloi të shpenzojë  pjesën më të madhe të kohës në shtrat dhe duke luajtur karta. Ajo foli për burrin e saj  me anëtarët e gjykatës në frëngjisht, ka bërë një përpjekje me gjysmë zemre për të mësuar  gjuhën persiane prej disa muajsh. Gjatë gjithë ditës ajo në mënyrë të përsëritur do të thërriste: “Je m’ennuie!” Ajo refuzoi të merte pjesë në mbledhjet e organizatave bamirëse dhe fondacione  në të cilat ishte kreu si një mbretëreshë iraniane dhe e bëri gjithnjë e më qartë përbuzjen e saj për Iranin dhe çdo gjë iraniane. Ajo madje filloi të tregojë pak interes për vajzën e saj. Në këtë kohë, ajo e kishte të ndarë dhomën me burrin e saj. Kur Shahu do t’i kërkojë falje, duke trokitur në derën e saj të mbyllur, përgjigja e saj ishte gjithmonë e njëjtë: “Pour l’amour de Dieu, partez!”