“Mbretëresha Elizabeth” vjen në Sarandë

568
Sigal

Një prej anijeve më të njohura në botë, siç është anija  “Queen Elizabeth” do të vizitojë për herë të parë bregdetin shqiptar.

Pas disa muajsh bisedimesh nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit me kompanisë britanike Cunard, anija pritet të ankorohet në Portin e Sarandës dhe pasagjerët në të do të kenë mundësi të vizitojnë rrënojat Antike të Butrintit por gjithshtu edhe qytetin e Sarandës.

anija

Anija super luksoze “Queen Elizabeth” është ndërtuar vetëm disa vite më parë dhe ka zëvendësuar anijen tjetër mjaft të njohur “Queen Elizabeth 1″.

E përuruar nga Mbretëresha Elizabeth 4 vite më pare, kruazieri transoqeanik  “Queen Elizabeth” mund të mbajë deri në 2000 pasagjerë.

anija

Anija “Queen Elizabeth” do të qëndrojë vetëm një ditë në Portin e Sarandës dhe do të largohet në mbrëmje