Mblidhet të hënën – Ngrihet komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për KLGJ dhe KLP

491
Ngrihet komisioni ad-hoc i Kuvendit për shqyrtimin e kandidatëve për KLGJ dhe KLP. Avokati i Popullit njofton se komisioni i pavarur do të mblidhet nën drejtimin e tijme 13 mars në orën 14:00.

Komisioni ka për detyrë të bëjë verifikimet paraprake të kushteve ligjore, profesionale dhe morale të kandidatëve që garojnë për KLP dhe KLGJ.

Komisioni Ad Hoc që është kundërshtuar nga Partia Demokratike, përbëhet nga Avokati i Popullit, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dy avokatë, më i riu dhe më i vjetri në moshë ndër avokatët që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, një anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave nga shkencat shoqërore.

Partia Demokratike e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për organet e drejtësisë. Demokratët kundërshtojnë komisionin Ad Hoc pasi sipas tyre kjo formulë nuk është parashikuar në Kushtetutën e re.

Sipas formulës së dakordësuar, anëtarët përzgjidhen nga një komision i posaçëm prej 6 anëtarësh që janë deputetë të Komisionit të Ligjeve.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vendosur një datë kur do e shqyrtojë këtë ligj.
Sigal