Mblidhet në Prefekturën e Qarkut Berat Komisioni i Emergjencave Civile për situatën nga zjarret

672
Prefektja Valbona Zylyftari: Puna në grup dhe bashkëpunimi bazë për përballimin e situatave dhe sfidave që na presin në këtë verë të tejnxehur.
Sulo Gozhina
Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme: “Apel 5 kryebashkiakëve të ngrenë në këmbë të gjitha strukturat zjarrësfikëse dhe të marrin masa për pastrimin e kanaleve kulluese. Apel Policisë së Shtetit të arrestojë piromanët”.
Komisioni i Emergjencave Civile për qarkun e Beratit është mbledhur në paraditën e djeshme në institucionin e Prefektit të Qarkut, në një takim emergjence për situatën e shkaktuar nga zjarret. Në takim kanë qënë të pranishëm përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, drejtues të 5 bashkive të qarkut dhe përfaqësues të institucioneve vendore, për të bëre një rezyme të situatës së zjarreve dhe dëmeve të shkaktuara në qarkun e Beratit për periudhën Maj-Gusht si dhe masat për të përballuar sfidat e ardhshme në verën e nxehtë që nuk ka të sosur.
Valbona Zyluftari-Prefektja e qarkut Berat ka hapur këtë takim emergjencash,duke u kërkuar të gjitha institucioneve vendore e qëndrore një bashkëpunim e bashkërendim të punës mes tyre për parandalimin dhe eleminimin e rrezikut që kanoset në një situatë të nxehtë që mendohet të vazhdojë edhe përgjatë muajit Shtator, por dhe për sfidat që e presin këtë Prefektur me 5 bashkitë e saja në këtë periudhë vere. Po gjatë fjalës së saj Prefektja Zylyftari ka tërhequr vemëndjen e strukturave që meren direkt me përballimin e situatave të krijuara, por dhe të pushtetarve që të ordinojnë punën edhe me komunitetin ku dhe ndodhë ngjarja, zjarri apo dhe reste të tjera emergjence për të kapërcyer situatat e krijuara, por dhe për të përballuar sfidat në të ardhmen. Përballja me ligjin dhe bashkërendimi i punës mes institucioneve dhe me komunitetin janë baza për të pasur sukses në situatat e krijuara. 
Bekim Murati, Drejtori i Koordinimit me Prefekturat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është shprehur se, Komisioni i Emergjencave Civile në qarkun e Beratit duhet të analizojë mirë detyrat e tij dhe të marrë masat e nevojshme. Kemi pasur shumë raste zjarresh në Berat-ka thënë Murati-ku shpeshherë është dashur të ndërhyjnë për shuarjen e tyre edhe forcat e ushtrisë, si dhe ndima e helikopterve, ku zjarri më i madh ka qenë ai në kurorën e gjelbër të Malit Partizan përbri lagjes “Goricë” në Berat. Murati u ka bërë apel kryetarëve të bashkive të ngrenë në këmbë të gjitha strukturat zjarrëfikëse për përballimin e situatave nga zjarret,pasi-sipas tij-shërbimet zjarrëfikese nuk janë në cilësinë e duhur për këto emergjenca. Duke theksuar se,Qarku i Beratit ka pasur shumë zjarre,ndërkohë që temperaturat e larta parashikohet të vazhdojnë edhe në muajin Shtatorit, Kreu i drejtoris së prefekturave, Murati u ka bërë apel kryetarëve të 5 bashkive të qarkutqë jo vetëm të meren me përballimin e situatave në zjarre, por të marrin masat edhe për pastrimin e kanaleve kulluese që shkaktojnë përbytje pas bllokimeve nga grumbullimi i aluvioneve në to pasi, pas të nxehtit do të përballemi me situate përmbytjes për shkak të shirave dhe grumbullimit të aluvioneve. Ai i ka bërë apel edhe Policisë së Shtetit, që të marrë masa për kapjen e piromanëve dhe proçedimin penal të tyre, pasi 90 % e zjarreve ka qënë të qëllimshme.
Alfred Kristuli, Drejtori i Përgjithshëm i PMNZSH-ve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është shprehur se,shërbimi zjarrëfikës sot është një shërbim urban, që punon me mjete që operojnë vetëm në qytet dhe me aq kapacitete njerëzore dhe mjete që kanë këto reparte është i vështirë përballimi i këtyre situatave. Kristuli ka kërkuar ngritjen e strukturave të shërbimit pyjor, në mëyrë që të kryejnë pastrimin e pyjeve,krijimin e rrugëve të kalimit brenda tyre dhe vendosjen e vrojtuesve të pyjeve,pasi vetëm në zonën e Skraparit janë 85 mijë ha pyje dhe kullota që nuk kanë asnjë rrugë hyrëse për mjetet zjarrëfikëse.
Të pranishmit në këtë takim kanë ngritur shqetësimet e tyre për vështërsit që hasin në përballimin e situatave të krijuara. Sipas tyre – zjarret kanë djegur qindra ha me pisha, ullinj, drufrutor, lisa e kullota, edhe për mungesë të infrastrukturës që vjen nga mungesa e fondeve. Ka bashki si ajo e Urës vajgurore që ende nuk ka mjetë zjarfikës, ndërsa në bashkitë e tjera ka mjete zjarrfikse të vitit të prodhimit të para 1980-së. 
Si rezultat i 192 zjarreve të rëna gjatë muajve Maj-Gusht në qarkun e Beratit, janë dëmtuar nga zjarret: 9935 rrënjë ullinj, 525 rrënjë dru frutor dhe është shkrumbuar një sipërfaqë prej 457 ha me pisha shekullore,lis e kullota.
Sigal