Mbledhjet shtetërore që janë bërë këto 3 vite nëpër hotele, kushtojnë sa pensionet e 2 viteve

575
Sigal

Abuzimet ose më
saktë vjedhjet e miliarda lekë taksa, bërë nëpërmjet akteve zyrtare në shumë
raste janë të “pa dukshme”, por që kanë një shenjë që i dekonspiron. Flitet për
një abuzim financiar gjigant, që bëhet përditë prej shtetarëve shqiptarë, përhapur
si epidemi në të gjithë nivelet zyrtare, madje edhe duke u publikuar me
kapardisje në ekranet e televizioneve. E kemi fjalën për mbledhjet, takimet,
debatet publike, konsulencat, takimet me delegacionet e huaja, madje edhe për
konferencat e shtypit, që shtetarët zhvillojnë pothuajse përditë. Këto
aktivitete zyrtare nuk bëhen në mjediset e institucioneve zyrtare përkatëse,
por jashtë tyre. Fakti është ky: Drejtuesit e institucioneve si; kryeministria,
ministritë, institucionet e kulturës, të shërbimeve publike etj, në çdo rast që
kanë mbledhje pune, konferenca kombëtare, ndërkombëtare e rajonale brenda
vendit, madje edhe replika private, nuk i zhvillojnë në mjediset e institucioneve
të tyre, por  u drejtohen sallave të…
hoteleve! Sipas investigimit të bërë prej gazetës “Telegraf”, rezulton se në
çdo 100 mbledhje, konferenca tematike e shtypi, takime delegacionesh të huaja,
lidhje marrëveshjesh mes institucioneve etj, 95 prej tyre nuk bëhen në sallat e
institucioneve, por nëpër salla hotelesh e mjedisesh private. Për çdo sekondë
që përdoren sallat, zyrat dhe mjediset private, bëhet pagesa nga buxheti i
institucioneve sipas tarifave që caktojnë pronarët e hoteleve. Madje, për të
gjetur hotelin, paguhen edhe “menaxherë” të përzgjedhur nga institucionet, të
cilët kujdesen për gjithë aktivitetin, deri tek lulet dhe shishet ujit që
vendosen mbi tavolina! Kjo është krejt absurde, kur dihet që brenda
institucioneve ka mjedise të bollshme për mbledhje e konferenca, të kompletuara
me kondicionerë e pajisje luksi, për të cilat janë investuar miliarda lekë! Por
as mbledhjet e as takimet, madje as konferencat zyrtare të shtypit, nuk bëhen
brenda mjediseve të institucioneve, por prenotohen mjedise private. Po japim vetëm
një fakt: Mbledhjet shtetërore që janë bërë këto 3 vite nëpër hotele, kushtojnë
sa vlera totale e pensioneve të 2 viteve!