“Mbi performancën dhe impaktin e veprimtarisë audituese të Departamentit, përgjatë vitit 2017”.

664
Më datë 24 Janar 2018, Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike dhe Departamenti i Auditimit të IT-së dhe Investimeve të Huaja, në zbatim edhe të urdhrit nr. 7 datë 16.01.2018 “Për kryerjen e analizës vjetore të veprimtarisë së departamenteve për vitin 2017” të Kryetarit të KLSH-së zhvilluan në ambientet e godinës së re të Kontrollit të Lartë të Shtetit, analizën vjetore të vitit 2017, me temë “Mbi performancën dhe impaktin e veprimtarisë audituese të Departamentit, përgjatë vitit 2017”. Pjesëmarrës në këtë analizë, përveç audituesve të dy departamenteve, ishin edhe Drejtoret e Përgjithshme znj. Manjola Naço dhe znj. Lindita Milo. Analiza vjetore filloi me fjalën përshëndetëse të Drejtores së Përgjithshme znj. Manjola Naço, e cila ndër të tjera vendosi theksin në objektivat dhe sfidat që na presin në vitin 2018, në veçanti në kryerjen e auditimeve financiare dhe të përputhshmërisë në zbatim të manualeve përkatëse. Analiza u vijua nga Drejtore e Departamentit znj. Yllka Pulashi, e cili bëri një përmbledhje të veprimtarisë audituese, duke u përqendruar kryesisht në plotësimin e programit vjetor të auditimit, rezultatet e tyre të shprehura në rekomandime për përmirësime e ndryshime ligjore, masat organizative, ato administrative dhe disiplinore, masat për shpërblimin e dëmit së bashku me vlerën e tyre, rastet dhe numri i kallëzimeve penale. Gjithashtu znj. Pulashi u ndal edhe në veprimtarinë e audituesve të departamentit në drejtim të analizës dhe shqyrtimit të kërkesë-ankesave, pjesëmarrje në trajnime, cilësinë e auditimit, prezencën e audituesve në median e shkruar, si dhe detyrat audituese që Departamentet duhet të përmbushin gjatë vitit 2018. Analiza kish si qëllim të saj dhënien e një panoramë të përgjithshme të rezultateve, arritjeve kryesore në funksion të përmbushjes së objektivave të Departamenteve si dhe ato institucionale, por edhe në funksion të rritjes së figurës së audituesit dhe të besueshmërisë në kapacitetet dhe profesionalizmin e tij. Kjo qasje i jap çdo audituesi mundësinë, për t’u njohur më mirë me të metat dhe dobësitë në punë audituese, me qëllim identifikimin dhe analizuar risqet, duke i vlerësuar ato me përgjegjshmërinë më të lartë për zbutjen e tyre dhe përmirësimin e punës audituese në të ardhmen. Sipas programit vjetor të auditimit për vitin 2017, të dy Departamentet kanë pasur si objektiv realizimin dhe përmbushjen e 29 auditimeve gjithsej, 15 auditime në shoqëritë publike dhe 9 auditime të projekteve me financime të huaja dhe 4 auditime të teknologjisë së informacionit. Në fund të vitit rezulton se numri i auditimeve të realizuara dhe të evaduara është 31 auditime gjithsej ose në masën 106%. Auditimet e evaduara i përkasin këtyre fushave: 15 auditime në shoqëritë dhe entet publike, 9 auditime në fushën e projekteve me financime të huaja, 4 (katër) auditime në fushën e teknologjisë së informacionit, 1 auditim tematik dhe 2 auditime mbi zbatimin e rekomandimeve. Kryesisht auditimet e departamenteve kanë qenë të llojit përputhshmërie dhe ligjshmërie 20 auditime, 4 auditime financiare, nga të cilat 3 në shoqëritë publike dhe 1 në projektet me financime të huaja, 4 auditime TI dhe 3 tematikë duke përfshirë dhe zbatimin e rekomandimeve. Gjatë vitit 2017 janë evaduar dhe janë raportuar për pasqyrim në evidencat e përgjithshme të institucionit 31 auditime. Të gjitha këto auditime kanë pasur si qëllim që nëpërmjet gjetjeve dhe rekomandimeve të lëna në përfundim të auditimit të shmangin në vazhdimësi parregullsitë dhe të kenë ndikim pozitiv në përmirësimin e gjendjes së subjekteve të audituara. Të dy departamentet kanë përmbushur numrin e auditimeve të planifikuar për vitin 2017 madje e kane realizuar dy auditime me tepër (nga nja auditim secili Departament).Masa e dëmit ekonomik, të ardhurat e munguara ose shpenzimet jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit janë në shumën gjithsej 15,305,318 mijë lekë, nga te cilat shuma 4,026,411 mijë lekë i përket dëmit ekonomik dhe 11,278,907 mijë lekë për efektin negativ financiar. Janë rekomanduar 529 masa organizative dhe 201 masave disiplinore dhe administrative. Është rekomanduar për t’u zhdëmtuar vlera 4,026,411 në mijë lekë, në 18 subjekte ose në masën 100%. Sipas fushave përkatëse dëmi ekonomik në Shoqëritë Publike i konstatuar është në vlerën 3,710,826 mijë/lekë dhe në Projektet me Financime të Huaja në vlerën 315,585 mijë lekë. Janë propozuar dy kallëzime penale, për dy drejtues/ administrator të shoqërive dhe 1 indicie për kallëzim penal. Në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të lëna për auditimet e evaduar ne 6-mujorin e parë të vitit 2017, te dy departamentet në fund të vitit 2017 kanë kryer auditime në zbatim të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i KLSH, mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve në subjekte. Në përfundim të auditimit ka rezultuar se, në 12 subjekte të audituara, janë rekomanduar nga KLSH gjithsej 491 masa, nga të cilat janë pranuar 478 masa ose 97 %, janë zbatuar plotësisht 123 prej tyre, ose 25 %, janë në proces zbatimi 239 masa, ose 49 %, janë zbatuar pjesërisht 27 ose 5 % dhe nuk janë zbatuar 89 masa ose 18 %. Audituesit e departamenteve kanë ndjekur në mënyrë sistematike dhe kanë qenë prezent në mënyrë aktive në trajnimet dhe aktivitetet e organizuara, si brenda vendit ashtu edhe jashtë dhe secili auditues e ka plotësuar objektivin e trajnimeve, ku në veçanti kujdes është treguar për trajnimin e audituesve të rinj. Prezenca e audituesve në median e shkruar edhe për vitin 2017 ka ardhur në rritje. Në vitin që kaloi është rritur numri i audituesve të departamentit te cilët kanë qenë prezent në media me shkrimet e tyre dhe këtu pozitiv është fakti që nuk kanë qenë aktivë vetëm kryeaudituesit apo audituesit e lartë, por thuajse të gjithë audituesit. Audituesit e rinj të cilët i janë bashkuar departamenteve përtej trajnimeve të ndjekura, janë angazhuar edhe në auditime nën mbikëqyrjen e audituesve më me përvojë, me qëllim shkëmbimin e eksperiencës, por edhe përmbushjen me sa më arritje të auditimeve. Audituesit e dy departamenteve kanë qenë aktivë edhe gjatë veprimtarive të zhvilluar në kuadër të muajit të hapur të KLSH-se, ku përveç pjesëmarrjes në aktivitete e shumta që KLSH organizoi, por edhe kemi organizuar dy takime/trajnime me pjesëmarrjen edhe të kolegëve nga departamentet e tjera, gjatë të cilave kemi prezantuar disa nga auditimeve tona më të mira, kemi bërë përmbledhjen e katër librave nga kolona e botimeve të KLSH-se si dhe kemi trajtuar në formë diskutimi një teme mbi problematikat kryesore të konstatuara në fushën e prokurimeve publike gjatë auditimit të shoqërive publike. Aktiviteti vijoi me prezantimet e disa nga auditimet më me impakt, të cilat u prezantuan nga audituesit, ku përmendim; prezantimi i auditimit të kryer në shoqërinë OSHEE SHA nga audituesia znj. Jorida Zhegu, auditimi në Albpetrol SHA nga audituesa Znj. Nikoleta Piranjani; auditimi në KESH SHA, auditimi i spitalit psikiatrik Vlorë nga audituesi z. Erion Muho, auditimi i projektit “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta të Shqipërisë jug-lindore” nga audituesia znj. Lolita Baholli, auditimi i projektit “Zhvillimi i sektorit privat” nga auditues z. Bledi Dervishaj, auditimi i projektit “Vija bregdetare Vlorë, Lungo Mare” nga auditues z. Idlir Dervishi. 
Nga Drejtori i drejtorisë së auditimeve IT z. Kozma Kondakçiu u prezantua një përmbledhje e rezultateve të arritura nga kjo drejtori gjatë vitin 2017 ku ndër të tjera u veçua:
– Zhvillimi i një Auditimi TI pilot me asistencë të IPA-s
– Përdorimi i manualit aktiv të auditimit në auditim.
– Nisja e krijimit të bazës së të dhënave për subjektet e auditimit IT( ICTS Database)
– Krijimi i linjës së parë të suportit me njohuri mbi auditimin IT dhe trajnimi i tyre. 
Ndër rezultatet e arritura u theksua:
Ne përfundim u bë një analizë të të metave të konstatuara si dhe detyrat për të ardhmen:
Më pas u vijua me prezantimin e dy prej botimeve të kolonës së librave të KLSH-së, “Eksperienca e vendeve evropiane në auditimin e jashtëm” prezantuar nga audituesi z. Blerin Shkurti dhe Prezantimi i botimit Manuali Auditimit IT në formen e tij Aktive nga z. Benard Hakaj. Në përfundim, drejtorja e departamentit znj. Yllka Pulashi, prezantoi objektivat kryesorë të departamentit për vitin 2018, ndër te cilat; 
-kryerjen e auditimeve në përputhje me standardet e auditimit dhe me praktikat më të mira të auditit; 
-përvetësimin e standardeve ISSAI dhe manualet e auditimit në zbatim të rregullores së re të Institucionit si dhe reflektimi i tyre në punën audituese; 
-për përmbushjen e planit vjetor të auditimit; 
-mirëmenaxhimin e burimet njerëzore dhe elementin kohë, duke respektuar etapat e auditimit që nga puna parapërgatitore deri në evadimin e plotë të materialeve; 
-rritja e kapaciteteve brenda departamentit nëpërmjet trajnimeve, shkëmbimit të praktikave me të mira audituese si dhe organizimit të workshop-eve vjetore në departament për të promovuar punën audituese.
Sigal