Mbi 50 grabitje, policia kap më në fund shqiptarët… kishin një metodë “speciale”

625
Një bande shqiptare e perbere nga 6 persona, të gjithë banorë në një zonë në jug të Milanos, eshte goditur nga policia italiane pasi akuzohen per nje numer te madh vjedhjesh në Brescia dhe në provincat e tjera të Bergamos, Kremones, Mantovës dhe Verona.
Kesaj bande i faturohen nga hetimet në total 53 raste grabitjesh ne keto zona.
Hetimet kanë filluar nga një grabitje e kryer ne nje vilë në krahinën e Kremones më 4 tetor 2016, por hetimet me pas nxoren në dritë edhe goditjet e tjera te shqiptareve në Leno, Këln, Villa Carcina, Palazzolo, Niardo, Manerbio, Montichiari, Corte Franca, Sulzano dhe Concesio.
Teknika ishte gjithmonë e njëjtë. Çdo bastisje ishte paraprirë nga vjedhja e një makine që më pas përdorej për të ecur qindra kilometra në autostradë për të arritur zonat rezidenciale ku banonin persona “te kamur’.
Nuk kishte plan para nisjes, por thjesht kur shikonin një shtëpi të cilën e konsideronin të lehtë për ta grabitur, ndalonin dhe vazhdonin “punen”.
Jo të gjithë anetaret e bandes vepronin në të njëjtën kohë, por herë pas here “bossi” percaktonte një shofer dhe dy “zbatues”.
Të tjerët kishin detyrën t’i prisnin, të merrnin sendet e vjedhura. E vecante ishte se ata vepronin edhe kur pronarët ishin në shtëpi.
Sigal