Mbi 21 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë italiane gjatë 2014

54
Mbi 21 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë italiane gjatë vitit 2014, shifër kjo rreth 55 % më e lartë sesa ajo e vitit 2013, ku numri i shqiptarëve që përfituan shtetësinë italiane ishte rreth 13671. Shifrat i referohen të dhënave të INSTAT mbi jokominutarët. Në total numri i të huajve që kanë përfituar nga shtetësia italiane për 2014 është 129 887, ku rreth 16 % e tyre janë shtetas shqiptarë. Përsa i përket gjinisë, 52% e italo-shqiptarëve të rinj janë meshkuj e 48% femra. Përsa i përket motivit të marrjes së shtetësisë, rritet nga viti në vit, qoftë në përqindje qoftë në vlera absolute, numri i shqiptarëve që marrin shtetësinë italiane për rezidencë. Në dy vitet e fundit është kaluar nga 7.055 (51,6%) të vitit 2013 në 12.040 (56,9%) të vitit 2014. Janë gjithnjë e më të shumtë të miturit apo të rinjtë shqiptarë që marrin shtetësinë prej prindërve apo kur mbushin moshën 18 vjeç sepse kanë lindur në Itali. Shifrat e tyre kanë shkuar nga 4.367 persona (31,9%) të vitit 2013 në 7.111 (33,6%) në vitin 2014. Së fundi bie marrja e shtetësisë për martesë me shtetas italian: kalohet nga 2.249 (16,5% e të gjitha dekreteve të njohjes së shtetësisë italiane për shqiptarë) të vitit 2013, në 1.997 (ose 9,4%) gjatë vitit të shkuar.