Mbeturinat urbane dëmtojnë rrezikojnë mjedisin dhe banorët

791

BULQIZË- Problemi i ndotjes së mjedisit vazhdon që të jetë shqetësim jo vetëm në qytetin e Bulqizës (hedhje mbetjesh urbane, plehra) por dhe në disa zona periferike. Në disa zona të populluara, hedhja e mbeturinave në rrjedhjen natyrore të lumenjve(që shkojnë në lumin Drin), po dëmton rëndë jo vetëm mjedisin, por dhe gjallesat ujore. Një ndër zonat problematike, është dhe ajo e Zerqanit në Bulqizë. Ka disa muaj që komuna Zerqan hedh mbeturinat tek përroi i fshatit. Nga hedhja e këtyre inerteve, gjatë vërshimit të shirave, këto mbeturina përfundojnë në lumin Drin, duke shkaktuar ndotjen e mjedisit ujor dhe tokësor. Shpesh, në anë të lumit të Drinit, janë parë dhe peshq të ngordhur. Kjo mund të sjelli përhapjen e ndonjë epidemie tek njerëzit. Ndër këto mbeturina jo pak herë kemi rastisur të shikojmë dhe hedhjen e kafshëve të ngordhura. Transportimi i këtyre mbeturinave, thuhet se bëhet në Qafën e Buallit, ku hidhen dhe mbetjet e qytetit të Bulqizës. Ky shqetësim I është bërë present dhe kreut Dëfrim Fiku, por ende nuk po merret asnjë masë në këtë drejtim. Njëkohësisht, janë dhe disa shoqata apo organizata mjedisore që thuhet se, investojnë në projekte për mjedisin, por në zonën e Bulqizës, nuk shikohen gjurmë të përmirësimit të situatës aktuale problematike. “U jemi drejtuar për këtë problem, Kryetarit të Komunës, prefekturës, ish -Kryeministrit Sali Berisha, por çdo gjë u shua si flaka e kashtës dhe asnjë nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore e institucionale”,- thonë banorët.