Mbeten në burg pronari i “Omega Pharmas” dhe ish-drejtuesi i fondit për degën e Tiranës

75
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Nadir Çaushollin, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”, i cili akuzohet se përmes faturave të falsifikuara ka mashtruar me rimbursimet. Mësohet se gjatë ditës së sotme është shqyrtuar masa e sigurisë për të 13 të arrestuarit e operacionit për mashtrimin me rimbursimet. nga të akuzuarit. Pronari i ‘Omega Pharma Group’, Nadir Çausholli do të qëndroje në burg deri në përfundim të hetimeve. Të njëjtën masë sigurie Gjykata caktoi dhe për Tasim Toçin i cili sipas Prokurorisë rezulton se i përkrahur nga ish drejtuesit e fondit për degën e Tiranës ka nënshkruar në emër të fondit si drejtues i sektorit të informatikës dosjet e ri-mbursimit, pa e pasur një kompetencë të tillë. Për farmacistët Vangjelica Qerushi, M. P. dhe Erind Hajdarin, Valbona Kraja, Violeta Bejko, Ela Malaj (është dhe pedagoge në fakultetin e Farmacisë), detyrim paraqitje dhe arrest në shtëpi për Arbi Thereskën, Arjola Piperaj, Ornela Plepi e Arbër Teqja.
Kujtojmë se të shtunën, Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e disa shtetasve, përfshirë pronarin e një depoje farmaceutike, drejtues të kësaj depoje, disa farmacistë dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal, Tiranë, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë mashtrimi të madhe me rimbursimin e ilaçeve. Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës (Njësia Task-Force) rezulton se në krye të kësaj skeme, të evidentuar së fundmi, qëndron shtetasi Nadir Çausholli, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”.Objekti i hetimit fillimisht ka pasur të bëjë me rimbursimin e çmimeve të medikamenteve mjekësore, përsa i përket recetave të ekzekutuara pranë katër subjekteve farmaceutike, të cilët janë Farmacia Lunder, Nutrimed 2012, Berxhite dhe Adelina.
Në vijim të hetimit, ka rezultuar se veprimtaria e dyshimtë e shtetasit Çausholli është mbështetur edhe nga shtetasit Fisnik Kollcaku (drejtues teknik i “Omega Pharma Group gjatë vitit 2014); Valbona Kraja (shefe e Financës pranë “Omega Pharma Group”); si edhe Arjola Pipera (punonjëse financiere pranë “Omega Pharma Group”). Po ashtu, nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive të marra nga “Omega Pharma” dhe më pas i kanë paraqitur këto receta pranë Fondit të Kujdesit Shëndetësor, me qëllim rimbursimi. Për këto veprime të kundërligjshme, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi edhe për shtetasit: Ela Malaj (drejtuese teknike e farmacisë “Alice”); M. P, Arbi Teqja dhe Arbër Thereska (përkatësisht administror dhe drejtues teknikë të farmacisë “Express”); Erind Hajdari (drejtuese teknike e farmacisë “Farmacia nr.6 ”); Ornela Plepi (Administrator dhe drejtuese teknike e farmacisë “Katroshi”).