Mbërrin në Sarandë kroçera me 1 mijë turistë

615
Kroçera e parë për vitin 2017 me rreth 1 mijë turistë në bord ka mbërritur sot në Sarandë. Kroçera Viking Sky është ankoruar në brigjet e Sarandës në jug të vendit. Turistët kanë vizituar sitin arkeologjik të Butrintit dhe qendrat historike dhe arkeologjike të qytetit bregdetar, që konsiderohet si perla e jugut shqiptar.

Ndërkohë turistët e parë u pritën me këngë dhe valle tradicionale në kalanë e Lekuresit.

Zeri i Bilibilit grupi i qytetit orgtanizoi këtë feste për të përshëndetur vizitoret e parë për vitin 2017.

Drejtuesi i këtij grupi Sinan Ahmeti theksoi se ashtu si vitet e kaluara turistët kanë interes për folklorin tonë duke veçuar këngën polifonike të mbrojtur nga Unesco

Gjatë këtij vitit qyteti i Sarandës do të preket nga rreth 60 anije të tilla.

Nderkaq ne qytetin bregdetar filloi dhe asfaltimi I disa rrugeve kryesore me qellim permiresimin e infrastuktures rrugore ne pritje ten je fluksi te madh vizitoresh gjate 2017-tes.
Sigal