Mbërrin në atdhe, trupi i Major Klodian Tanushit, pritet me nderime ushtarake

607
Sigal

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, trupi i Major Klodian Tanushit, vrarë gjatë misionit të tij në Letoni.

Arkivoli i Major Tanushit është pritur me nderime ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në një ceremoni në aeroport, ku ndodhen drejtues të lartë të Mbrojtjes, FA, familjarë, miq dhe kolegë.

Tanushi la pas bashkëshorten e tij dhe tre fëmijë të mitur.