Mbërrin i pajetë në spital i burgosuri në Shëkoll

76
Një i burgosur nga burgu i Shënkollit ka mbërritur i pajetë në spitalin e Lezhës në orët e pasdites së sotme. Lajmin e kanë bërë me dije burime nga spitali.

Për momentin nuk dihet identiteti i vikitimës dhe as shkaqet e vdekjes së tij.Ajo çfarë mësohet eshte fakti se viktima është në moshë të re.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen dhe në vijim priten detaje të reja.