Mbërrin i nxehti afrikan, moti tashmë do të sjellë surpriza

559
I nxehti afrikan duket se ka mbërritur dhe për ditën e sotme do të kemi temperatura mjaft të larta. Kushtet e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të mbeten prezent në vendin tonë. Qytetet më të nxehta do të jenë zonat qendrore dhe jugore të Shqipërisë ku termometri do të ngjitet deri në 39 gradë celsius. Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe pasditja të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira kalimtare zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Përsa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit do të vijojnë të mbeten shumë të larta në të gjithë territorin e vendit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Sigal