Mbaron mandati i Cannon, Duncan Norman ambasadori i ri Britanik

569
Britania e Madhe ka zëvendësuar ambasadorin Nicholas Cannon në Shqipëri, duke emëruar në këtë post Duncan Norman.
Norman është ambasadori i ri britanik, që do të marrë detyrën në Tiranë në qershor të vitit 2016.
Emërimin e Ducan Norman e publikoi Ministria e Jashtme britanike, “Foreing Office”, në faqen zyrtare të saj, si edhe në faqen e “Twitter”-it.
Duncan Norman, është një diplomat me një karrierë diplomatike në këtë ministri që prej vitit 1990.
Sigal