Mbahet sekret shkarkimi i Peleshit….

634
Sipas Fletores Zyrtare, botim i Qendrës Zyrtare të Botimeve të Shtetit Shqiptar, Zv/kryeministri Niko Peleshi, nuk figuron më në këtë detyrë që prej muajit shtator 2014. Nuk e ka shkarkuar nga detyra Edi Rama, jo se nuk ka fuqi ta shkarkoj, por sepse Niko as i prish e as i ndreq punë. Mirëpo e ka shkarkuar nga detyra e zv/kryeministrit “Fletorja zyrtare” Nr. 161, datë 20 shtator 2014, në një vendim qeveritar, që ka publikuar në emër të qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për prezantimin zyrtar të Zv/Kryeministrit Niko Peleshi, në postin “zëvendësministër”, në bisedimet dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje Protokolli bashkëpunimi ekonomik e social mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Gjermanisë, zhvilluar në Tiranë në datën 8 maj 2014. Sipas Fletores Zyrtare Nr. 161, datë 20 tetor 2014, Niko Peleshi me detyrë në bordero si zv/kryeministër, figuron se ka firmosur marrëveshjen shqiptaro-gjermane me detyrë si “zëvendësministër”. Fat është, që i harruan postin dhe jo emrin! Mësohet se Qeveria Gjermane, në datën 11 maj 2014, pasi ka parë përfaqësimin shtetëror në protokoll-marrëveshjet e nënshkruara, ka reaguar nëpërmjet Ambasadës Gjermane në Tiranë, duke konsideruar “papërgjegjshmëri e fyerje të rëndë”, që një qeveri e një shteti si Gjermania, të bëjë marrëveshje të fuqishme ekonomike deri në afro 100 milionë euro, duke nënshkruar me një nivel “zëvendësministri pa portofol”, aq më tepër, bërë kjo fyerje prej një shteti si Shqipëria, që nuk prodhon dot as spango, për të qepur… samarët e gomarëve! Qeveria shqiptare, jo vetëm që nuk ka reaguar, por e ka çuar më tej këtë skandal, duke e botuar marrëveshjen pa asnjë ndryshim edhe në Fletoren Zyrtare Nr. 161, datë 20 shtator 2014, ku në fund të marrëveshjes, përcaktohen nënshkruesit përfaqësues të dy qeverive, me këto funksione:
– Për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë
Zëvendësministër , Niko Peleshi
– Për Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë
Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim, Annette Seidel
VENDIMI I QEVERISË: IMPORTIM GOMERËSH PA TVSH
Që nga dita e djeshme, 26 mars 2015, në vendin tonë do të importohen pa taksa (TVSH) gomërë, struca, deve, etj. Ky është një nga vendimet e fundit të qeverisë, publikuar në Fletoren Zyrtare. “Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 92/2014, datë 24.7.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, ministri i Financave UDHËZON: Në udhëzimin nr. 6, datë 30.1.2015, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi i mëposhtëm: 1. Paragrafi 1, i pikës 10, të nenit 51, ndryshohet me këtë përmbajtje: “10.Kafshët për majmëri, importimi i të cilave është i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, në bazë të nenit 56, pika 40 e ligjit, janë kafshët e gjalla për majmëri, të klasifikuara sipas kodeve të mëposhtëm të NK-së”, theksohet në njoftimin e publikuar në Fletoren Zyrtare të qeverisë.
Sigal