Mbahen nderimet e fundit për Imzot Rrok Mirditën

553
Imzot Rrok Mirdita është nderuar për herë të fundit në katedralen ku ai drejtoi meshat për besimtarët e Tiranës dhe jo vetëm.
Në sallën e mbushur plot me personalitete të larta, diplomatë të huaj por edhe qytetarë të thejshtë, ata që bashkëpunuan me Rrok Mirditën vlerëuan kontributin e tij në forcimin e Kishës Katolike në Shqipëri por edhe të harmonisë fetare.
Trupi i Imzot Mirditës do të pushojë në Kriptën e Katedrales në vendin e caktuar për varrimin e Ipeshkëvinjëve sipas traditës së Kishës Katolike
Kreu i kishës katolike ndërroi jetë pas një hemorragjie cerebrale më 7 dhjetor.
Sigal