MB: 1 korriku afati i fundit për pasaportat me afat të pasaktë

552
Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar shqiptarët se 1 korriku është afati i fundit i vlefshmërisë për pasaportat biometrike të lëshuara me afat të pasaktë vlefshmërie për periudhën prill 2009-korrik 2010, për shtetasit nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit. MPB ka bërë këtë njoftim në mënyrë që të vijojnë sa më shpejt aplikimet që të mund të shmagen radhët e gjata në ditët e verës, kur prania e emigrantëve shtojnë fluksin. Afati i pasaportave për jashtë shtetit për shtetasit nën moshën 16 vjeç është ndryshuar duke u kufizuar nga 10 vjet në 5. Ky standart i pasaportave me afat 5-vjeçar për fëmijët nga 0-16 vjeç është ndërkombëtar, sqaron Ministria e Punëve të Brendshme.
Sigal