Mazhoranca i korigjon buxhetin presidentit

470
Sigal

Një ditë pasi Presidenti nëpërmjet një letre të hapur i shprehu Kuvendit pakënaqësite e tij për fondin që qeveria i ka përcaktuar për 2015, Komsioni i Ligjeve, vendosi t’i japë kreut të shtetit 12 milion shtesë për rinovimin e sallave.

Pavarsisht se diskutimi për buxhetin e intitucioneve kishte përfunduar që javën e shkuar, komisioni bëri një përjashtim për Bujar Nishanin, i cili kërkoi në total 30 milion lekë. 12 për rinovimin e sallave, 15 për një makinë të re për kreun e shtetit dhe 13 milion për një samit me presidentë europianë që do të zhvillohet në Tiranë.


Maxhoranca u tregua zemërgjerë vetëm për rinovimin e sallave, ndërsa për makinën presidentit i duhet të presë. Po ashtu paratë për samitin do të mundësohen gjatë vitit nga ministria e financave.

Në letrën drejtuar Kuvendit , kreu i shtetit ankohej se kishte 3.4 % më pak para për funskioninim vjetor. Nga 183.2 milion që ishin ën2014-n, fondi reduktohej në 177 milionë lekë. Por sipas maxhorancës, nga fondi janë hequr vetëm paratë e bonuseve, ashtu siç ka ndodhur me çdo institution tjetër ne vend, pas vendimit të qeverisë.