Matura, në gjuhë ngelën 1893 maturantë

544
Sigal

1893 maturantë kanë marr në provimin e gjuhë letërsisë notën 4. Në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore janë publikuar mbrëmjen e djeshme rezultatet e provimit të dytë të maturës shtetërore, atij të gjuhës shqipe dhe letërsisë, ku rezulton se nga 36 mijë e 412 maturantë kanë kaluar rreth 95% e tyre.

Provimi u zhvilluar më datë 12 qershor dhe sipas rregullores së maturës nxënësit kanë mësuar notat brenda afatit prej 15 ditësh, pas përfundimit të provimit. Edhe pse të gjithë maturantët kanë të drejtën të kërkojnë brenda 3 ditëve, pas shpalljes së rezultateve fotokopjen e testit dhe fletë përgjigjet, sipas rregullores së maturës testi nuk mund të rivlerësohet.

Ankimimi nuk është i mundur, pasi Qendra e Shërbimeve Arsimore vlerëson se korrigjimi digjital për pyetjet me alternativa nuk gabon. Ndryshe mendojnë maturantët, në veçanti për pjesën e letërsisë.