Mat, asgjësohen mbi 10 mijë bimë narkotike, në kërkim 45-vjeçari

542
Sigal

Forcat e policisë së Matit, pas një hetimi
të përbashkët me prokurorinë e këtij rrethi, kanë asgjësuar sot rreth 10600
bimë kanabis sativa.Sipas policisë, aksioni është realizuar në njësinë
administrative Lis, në territorin e fshatit Myz, pas informacioneve të
mbledhura në rrugë operative.Uniformat blu në këtë operacion kanë qenë të
mbështetura nga kolegët e FNSH-së, për të shmangur ndonjë rezistencë eventuale
nga banorët e zonës.Ndërkohë, personi i dyshuar për kultivimin e bimëve,
shtetasi Fatmir Shehu, 45 vjeç, është shpallur në kërkim.