Massimo Gaiani: Lufta ndaj drogës, prioritet për anëtarësimin në BE

537
Ambasadori italian, Massimo Gaiani, i pranishëm në Pallatin e Kongeseve, ku po mbahet konferenca e prezantimit te rezultateve te luftes te qeverise kunder drogë, theksoi se policitë e dy vendeve po bashkëpunojnë fuqishëm duke bërë një luftë kundër drogës që qeveria më parë nuk e imagjinonte. Sipas Gaianit, gjatë punës ata lokalizuan 1350 parcela të mbjella me drogë. Ai ndër të tjera tha se lufta ndaj drogës është prioritet për anëtarësimin në Bashkimin Evropain. “Bashkëpunim i shkëlqyer mes policisë shqiptare me Guardia di Finanzian, Interforcën përgjatë gjithë kësaj faze. Kjo është bërë e mundur në bazë të shkëmbimit të të dhënave, e gjithë kjo është bërë e mundur përmes një niveli të jashtëzakonshëm të besimit të ndërsjellët. Misionet e realizuara kanë bërë të mundur që të vihen në dispozicion të policisë shqiptare të dhëna për drogën, 1350 plantacione me kanabis janë zbuluar të shtrira në territorin shqiptari të cilat janë asgjësuar dhe më tej janë identifikuar edhe autorët. Këtë vit është vënë re edhe prurja e parcelizimit të vogla në zona të thella, bëhet fjalë për një strategji përshtatjeje. Me luftën kundër drogës reduktohet edhe aftësia financiare e veprimtarive kriminale. Nëse dëshirojmë të kemi rezultate pozitive është e rëndësishme që kjo përvojë e arritur deri tani të vijojë. Por Italia dhe Shqipëria nuk mund të përballojnë të vetme peshën financiare, duhet zgjeruar bashkëpunimi me aktorë të tjerë. Është e rëndësishme që të studiohet dhe të zhvillohen rrugëtime të tjera në mbështetje të kultivimit të bimëve të tjera që janë fitimprurëse dhe të përfitohet më tej një të ardhur që rrjedh nga një veprimtari e ligjshme”, është shprehur Gaiani.
Sigal