Sigal

Persona të armatosur dhe me maska, kanë “mësyrë” në një pikë të këmbimit valutor në kryeqytet. Mësohet se tentativa e tyre për grabitje, ka dështuar, ndërsa ende ata nuk janë identifikuar.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 17. 12. 2018, në rrugën “Aleksandër Moisiu” është tentuar të vidhet në një pikë këmbimi valutor, por nuk është marrë asgjë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 140 e 22 të Kodit Penal.