Maskat grabisin në Korçë, hyjnë në banesën e të moshuarve dhe…

512
Një tjetër grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Biranj të Korçës, ku persona ende të paidentifikuar kanë grabitur banesën e 78 vjeçarit me iniciale H.Sh.
Autorët mësohet se pasi kanë thyer derën kryesore, kanë grabitur një sasi të madhe parash, euro dhe lekë shqiptare. Po ashtu autorët kanë marrë edhe sende të tjera me vlerë.
Pas grabitjes autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Sigal