Mashtrimi – Ngjyrosnin vajin e lulediellit dhe e shisnin si vaj ulliri

353
Tregtarët abuzues dhe falsifikatorët e ushqimeve kanë hedhur në treg si “Vaj ulliri ekstra i virgjër” por që në të vërtetë është vaj lule dielli i përzier me esenca të ndryshme . Modeli ka ardhur nga Greqia e cila ka arrestuar me dhjetëra trafikantë ushqimesh, por ky model dhe ky vaj ka mbërritur edhe në Shqipëri duke u tregtuar si vaj ulliri i pastër grek. Në një komunikatë policia greke thekson se; Shtatë persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në shitjen me mashtrim të sasive të mëdha të vajit të lulediellit, të cilin e ngjyrosnin dhe e shisnin si vaj ulliri në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Serbi dhe vendet e tjera. Një familje me katër anëtare dhe tre të afërm u gjetën në një punishte, duke ngjyer me ngjyrë të gjelbër vajin e verdhë të lulediellit. Arrestimet janë zhvilluar në afërsi të qytetit të Larisës, rreth 95 milje në jug të qytetit grek të Selanikut. Vaji i falsifikuar u shit në kuti prej pesë litrash konsumatorëve grekë dhe u eksportua në palete një ton, kryesisht në shtetet përreth zonës deri në Gjermani. Produkti është shitur si “vaj ulliri ekstra-virgjër, direkt nga prodhuesi”. Çmimi ishte rreth 50% më lirë sesa vaji i vërtetë.