Mashtrimi – Në pranga 32 vjeçari, rishiste apartamente të shitura

60

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e mashtrimit, pasi i ka marrë një gruaje shumën e 50 mijë eurove për shitjen e dy apartamenteve.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Engjull Brengasi, banues në Tiranë, pasi është kallëzuar nga një grua.

Ky shtetas, pasi ka marrë shumën e parave, nuk ia ka dhanë apartamentet gruas.

“Ky shtetas është arrestuar pas kallëzimit të shtetases Q. M., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, se shtetasi Engjull Bengasi dyshohet ti ketë marrë një shumë prej 50.000 euro dorazi duke shmangur veprimet bankare pa mandat arkëtimi, me pretendimet se do ti shiste dy apartamente në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, por që pasi ka marrë shumën e mësipërme nuk i ka dhënë 2 apartamentet siç ishte bërë marrëveshja, por këto apartamente i janë shitur personave të tjerë”, sqaron policia.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim dhe fallsifkim i dokumentave (kontrata)”.