Mashtrimi me pagesat e përmbytjeve, 14 mijë familje në zonën e Nënshkodrës: Mos na sillni kandidatë dhe kuti votimi

520
Banorët e prekur nga përmbytjet e para 6 viteve në zonën e Nënshkodrës, kanë unifikuar qëndrimet e tyre si zonë në 6 ish-komuna, duke i ngritur bashkërisht në protestë. Ata deklarojnë, se do të bojkotojnë zgjedhjet e qershorit, në rast se nuk marrin dëmshpërblimin për dëmet në banesa dhe biznese. Në pritje të dëmshpërblimit për përmbytjet e 6 viteve më parë janë ende, por shpresat që paratë do t’i marrin i kanë të pakta. Të gjendur në këtë situate, banorët e Malit të Jushit në zonën e Nënshkodrës vijuan protestën si i vetmi instrument që kanë në duar për të reaguar, por banorët e Nënshkodrës po shkojnë edhe drejt një qëndrimi të unifikuar. Ata thonë se do bojkotojnë zgjedhjet e 18 qershorit, duke deklaruar kështu: “Nëse ne nuk marrim një përgjigje pozitive prej qeverisë shqiptare dhe politikanëve shqiptarë, zgjedhjet u afruan. Mos ti shkojë mendja kujt se marrin një kokërr vote në 13500 familje që janë të përmbytura. Nuk do të votojë kush në Nënshkodër pa na dhënë rrugëzgjidhje sa i takon dëmshpërblimit të përmbytjes. Se deri kur do të tallen këta qeveritarë me popullin e përmbytur nuk e marr vesh”, vazhdon më tej. Janë 13 mijë e 500 familje të njësive administrative Berdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Bushat dhe një pjesë e zonave periferike të Shkodrës që u dëmtuan nga përmbytjet e 2010-2011, por deri më tani kompensimi i tyre ka shkuar në masën 49% për bujqësinë.
Sigal