Mashtrimi/ I morën 40 milion lekë për legalizim të jashtligjshëm, arrestohen dy persona

578
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas pasi i kanë marrë me anë të mashtrimit një shtetasje rreth 40 milion lek të vjetra për legalizimin e një ndërtese dhe të truallit.

B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë; O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë. Kanë përfituar 27780 euro dhe 985 000 mijë lek me anë të mashtrimit duke premtuar legalizimin e një ndërtes dhe të një trualli.

Tiranë – Operacion policor i koduar “Impostors”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga dy shtetas, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors”, ndaloi shtetasit.

B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë

O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.