Mashtrim/ Prangoset 46-vjeçari, premtonte viza kanadeze kundrejt 70 mijë eurove

473
Sigal

Policia
e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar me akuzën për mashtrim. Sipas të
dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Fatmir Alla, lindur dhe banues në
Tiranë, me arsim të mesëm.

Mësohet se ndaj tij ka denoncuar një 44-vjeçar po nga
Tirana, i cili ka deklaruar se Alla i ka marrë 70 mijë euro në këmbim të një
vize kanadeze familjare.

44-vjeçari Kastriot Caca ka pohuar se Alla i është
prezantuar si punonjës i Konsullatës Kanadeze dhe i kishte premtuar se do t’i
nxirrte vizë kanadeze familjare pas marrjes së 70 mijë eurove por më pas është
zhdukur.

Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar ka bërë sot ndalimin me iniciativë të
46-vjeçarit Alla për veprën penale të “mashtrimit”.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot me 18.10.2016 ora 18.00 nga Seksioni për Krimin Ekonomik Financiar ne
Sektorin për Krimin Financiar u krye ndalimi me iniciative për veprën penale te
“mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2 i shtetasit:

• Fatmir Alla i datëlindjes 10.03.1970 lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të
mesëm, i martuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare. Ndalimi i këtij shtetasi
është kryer pasi ndaj tij ka kryer kallëzim shtetasi:

• Kastriot Cacaj, i datëlindjes 19.06.1972 lindur dhe banues në Tiranë me
shtetësi dhe kombësi shqiptare i pa dënuar, arsim i mesëm.

Ndalimi i shtetasit Fatmir Alla u bë për faktin se i ka marrë nëpërmjet
mashtrimit shtetasit Kastriot Caca shumën prej 70 (shtatëdhjetë) mijë eurosh
duke e mashtruar për nxjerrjen e vizave Kanadeze familjare duke u prezantuar si
punonjës i Konsullatës Kanadeze.