MASH hapi konkurs për shfrytëzimin e konvikteve shtetërore

804
Ministria e Arsimit dhe Shkencës hapi konkurs për shfrytëzimin e konvikteve shtetërore, në të cilën gjenden edhe 6085 vende të lira për student në vitin akademik 2015/2016.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Konkursi për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në Konviktet Shtetërore dhe objekte tjera për strehim në Republikën e Maqedonisë për vitin akademik 2015/2016 është publikuar në mediat e shkruara dhe në faqen e internetit www.mon.gov.mk.
Në bazë të Konkursit janë parashikuar gjithsej 6.058 vende të lira.
Ndarja e shtretërve do të bëhet në bazë të Ligjit për standarde studentore , sipas të cilit studentët ndahen në tre kategori:
Kategori e parë janë studentët e kategorisë së rrezikuar, përkatësisht studentët për të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje nuk e tejkalojnë pagën minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë.
Përfshirja në këtë kategori të studentëve, të cilët kanë përparësi gjatë strehimit është deri 40 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte.
Kategori e dytë janë studentët të cilët kanë arritur sukses veçanarishtë të lartë në mësim.
Përfshirja e kësaj kategorie të studentëve është deri më 25 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte. Kategori e tretë janë studentët të cilët nuk janë përfshirë në dy kategoritë e lartpërmendura për të cilët do të ndahen rreth 35 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte.
Paraqitja bëhet në mënyrë elektronike – Studentët, të cilët konkurrojnë në këtë Konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitjen në formë elektronike të vendosur në internet portalin www.smestuvanje.mon.gov.mk.
Paraqitja elektronike e studentëve nga viti i II i studimeve dhe viteve tjera të studimit fillon prej 12.07.2015 dhe do të vazhdojë deri më 12.08.2015, ndërsa paraqitja elektronike e studentëve të vitit të parë fillon prej 18.08.2015 dhe vazhdon deri më 28.08.2015.
Studentët, të cilët i plotësojnë kushtet dhe kanë plotësuar fletëparaqitjet për strehim në formë elektronike në njërin nga konviktet studentore në Shkup, dokumentet e nevojshme sipas Konkursit i dorëzojnë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe atë, studentët e vitit të II dhe viteve tjera në periudhën prej 13.08.2015 deri më 20.08.2015, përderisa studentët e vitit të I në periudhën prej 31.08.2015 deri më 04.09.2015. Studentët të cilët kanë konkurruar për strehim në njërin nga konviktet studentore jashtë qytetit të Shkupit, dokumentet i dorëzojnë deri te Komisioni për pranim dhe kontroll të dokumentacionit në konviktin në të cilin konkurrojnë.
Lista përfundimtare për pranim të studentëve nga viti i II i studimeve dhe viteve tjera do të shpallet me 29.08.2015, ndërsa Lista përfundimtare për pranim të studentëve të viti i I do të shpallet me 12.09.2015, në Tabelat e shpalljeve të konvikteve studentore ku kanë konkurruar studentët dhe portalin elektronik www.smestuvanje.mon.gov.mk, ku brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes mund të dorëzohet Ankesë deri te Arkivi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Përderisa edhe pas shpalljes së Listave përfundimtare për studentët e pranuar në konviktet studentore, në ndonjërin konvikt mbesin vende të lira për strehim konkurrimi në formë elektronike do të vazhdohet deri në plotësimin e tërësishëm, por më së voni deri më 25.09.2015.”thuhet në kumtesën e MASH, transmeton zhurnal
Sigal